ERE shtrenjton karikimin e makinave elektrike! Kush “fshihet” pas tarifës së re?
Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka miratuar një tarifë të re për energjinë elektrike të përdorur në stacionet publike të karikimit, e cila do të hyjë në fuqi më 1 nëntor. Sipas vendimit, çmimi i karikimit do të jetë 22 lekë për kËh gjatë orarit normal dhe 25.3 lekë për kËh në orarin e pikut, […] The post ERE shtrenjton karikimin e makinave elektrike! Kush “fshihet” pas tarifës së re? appeared first on Ditar.al.
Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka miratuar një tarifë të re për energjinë elektrike të përdorur në stacionet publike të karikimit, e cila do të hyjë në fuqi më 1 nëntor.
Sipas vendimit, çmimi i karikimit do të jetë 22 lekë për kËh gjatë orarit normal dhe 25.3 lekë për kËh në orarin e pikut, nga ora 18:00 deri në 23:00.
ERE argumenton se ky vendim është marrë për shkak të ndikimit që kanë stacionet e karikimit në rritjen e konsumit të energjisë elektrike, duke krijuar kosto shtesë për balancimin e rrjetit kombëtar.
Megjithatë, ndërsa shumë vende evropiane po nxisin me politika konkrete përdorimin e mjeteve elektrike për të ulur ndotjen dhe varësinë nga karburantet fosile, në Shqipëri ndodh e kundërta.
Vitet e fundit, numri i makinave elektrike në vend është rritur ndjeshëm, edhe për shkak se çmimi i karburantit në Shqipëri mbetet më i larti në rajon. Për shumë qytetarë, automjetet elektrike janë parë si alternativë më e lirë dhe më e qëndrueshme.
Por me vendimin e ri të ERE-s, çmimi i karikimit pothuajse dyfishohet, duke rënduar ndjeshëm xhepat e përdoruesve dhe duke krijuar pasiguri për të ardhmen e tregut të makinave elektrike në vend. Ajo që mbetet për t’u parë është arsyeja reale që qëndron pas këtij vendimi.
Në të kaluarën, qeveria shqiptare është kritikuar shpesh për ndryshime ligjore apo vendime që favorizojnë bizneset e mëdha dhe oligarkët, shumë prej të cilëve kanë lidhje të ngushta me kryeministrin Edi Rama.
Sipas disa zërave kritikë, edhe ky mund të jetë një rast i ngjashëm, një mënyrë për të mbrojtur interesat e industrisë së naftës, duke e bërë më pak të leverdishëm përdorimin e makinave elektrike dhe duke penguar tranzicionin drejt energjive të pastra.
Lind pyetja: A po bën qeveria shqiptare shërbimin e radhës ndaj oligarkëve të naftës, në kurriz të qytetarëve dhe mjedisit?
The post ERE shtrenjton karikimin e makinave elektrike! Kush “fshihet” pas tarifës së re? appeared first on Ditar.al.
