Erion Veliaj rikthehet si kryetar i Bashkisë Tiranë! Gjykata Kushtetuese rrëzon vendimin e qeverisë
Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë Erion Veliajt duke vendosur se shkarkimi i tij si kryebashkiak i Tiranës ishte i padrejtë. Me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg prej më shumë se 8 muajsh me urdhër të SPAK, rikthehet si kryetar i Bashkisë së Tiranës, duke rrëzuar vendimin e […] The post Erion Veliaj rikthehet si kryetar i Bashkisë Tiranë! Gjykata Kushtetuese rrëzon vendimin e qeverisë appeared first on Ditar.al.
Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë Erion Veliajt duke vendosur se shkarkimi i tij si kryebashkiak i Tiranës ishte i padrejtë.
Me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg prej më shumë se 8 muajsh me urdhër të SPAK, rikthehet si kryetar i Bashkisë së Tiranës, duke rrëzuar vendimin e qeverisë për shkarkimin nga detyra, pas propozimit të Këshillit Bashkiak.
Me këtë vendim të trupës gjykuese, anulohet gjithashtu edhe dekreti i Presidentit Bajram Begaj për caktimin e datës së zgjedhjeve në Tiranë, të cilat nuk do të mbahen.
Me argumentin se nuk u paraqit 3 muaj në detyrë, Këshilli Bashkiak votoi pro shkarkimit të Erion Veliajt në datë 23 shtator, pak ditë pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama, i cili tha se Tirana nuk mund të vijojë më si një ‘trup pa kokë’ dhe se shkarkimi ishte një vendim i detyrueshëm për shkak të situatës në të cilën ndodhet kryeqyteti.
Kujtojmë se gjatë fjalës që mbajti në Kushtetuese më datë 31 tetor, Veliaj sulmoi anëtarët socialiste në Këshillin Bashkiak, të cilët votuan pro shkarkimit të tij. Veliaj tha se largimi nga detyra erdhi nga bashkëpunëtorët e tij, që siç tha ai, nuk denjuan as ta dëgjonin.
SPAK e akuzon Veliajn për korrupsion në 9 raste e kryer në bashkëpunim, pastrim parash, fshehje pasurie, futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara dhe shpërdorim detyre.
Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa akuzohet për korrupsion në 9 raste e kryer në bashkëpunim, pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe fshehja e të ardhurave.
Pjesë e kësaj dosje janë edhe 28 persona e shoqëri, mes tyre edhe socialistja Klotilda Bushka, e cila akuzohet për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” si dhe biznesmenët Elman Abule, Gentian Sula, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi, Shkëlqim Fusha, Sokol Kryeziu dhe Mirton Lika.
The post Erion Veliaj rikthehet si kryetar i Bashkisë Tiranë! Gjykata Kushtetuese rrëzon vendimin e qeverisë appeared first on Ditar.al.
