Erkan Arifi e fitoi mandatin e tretë në Komunën e Likovës: do ta bëj komunën edhe më të mirë

Kryetari aktual i Komunës së Likovës, Erkan Arifi, i cili kandidoi për një mandat të tretë, shpalli fitoren në zgjedhjet lokale,transmeton Portalb.mk. “Me 6.655 vota vetëm ne – AKI, gjithë të tjerët me 3.871, më mirë nuk ka, po kjo fitore nuk është e imja, por më shumë e juaja vëllezër dhe motra”, deklaroi Arifi. […]

Erkan Arifi e fitoi mandatin e tretë në Komunën e Likovës: do ta bëj komunën edhe më të mirë
Erkan Arifi, kryetari i Komunës së Likovës. Foto printscreen nga rrjeti facebook i tij.

Kryetari aktual i Komunës së Likovës, Erkan Arifi, i cili kandidoi për një mandat të tretë, shpalli fitoren në zgjedhjet lokale,transmeton Portalb.mk.

“Me 6.655 vota vetëm ne – AKI, gjithë të tjerët me 3.871, më mirë nuk ka, po kjo fitore nuk është e imja, por më shumë e juaja vëllezër dhe motra”, deklaroi Arifi.
Arifi theksoi se “ky rezultat dhe ky besim plebishitar i qytetarëbve e detyrojnë që, me përgjegjësinë më të madhe sikurse deri më tani të vazhdoj edhe gjatë mandatit të tretë bashkë me ta, duke e bërë komunën tonë edhe më të mirë në çdo sferë”.

Ai gjithashtu falënderoi aktivistët dhe qytetarët për kontributin e tyre.
“Falemenderim nga zemra deri te të gjithë aktivistët, po edhe të tjerët pa dallim, për kontributin që keni dhën, pasi keni punu me tërë energjinë tuaj duke dhën gjithçka nga vetja që ne të dalim sa më të fuqishëm”, shtoi Arifi.