Ermal Sadiku i bashkohet LDK-së

Ermal Sadiku i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës. Për këtë ka njoftua kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku. “Ermal Sadiku, një prej emrave më të shquar të inxhinierisë, inovacionit dhe sipërmarrjes teknologjike në Kosovë, nga sot i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës. I lindur dhe rritur në Prishtinë, Ermal Sadiku që në hapat e parë […]

Ermal Sadiku i bashkohet LDK-së

Ermal Sadiku i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Për këtë ka njoftua kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku.

“Ermal Sadiku, një prej emrave më të shquar të inxhinierisë, inovacionit dhe sipërmarrjes teknologjike në Kosovë, nga sot i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës. I lindur dhe rritur në Prishtinë, Ermal Sadiku që në hapat e parë të karrierës së tij akademike ishte një prej studentëve më të përgatitur të gjeneratës. Studimet e avancuara në Gjermani i dhanë jo vetëm ekspertizë të thellë teknike, por edhe një perspektivë ndërkombëtare mbi inovacionin, standardet moderne të industrisë dhe mënyrat se si ndërtohen ekosistemet e qëndrueshme teknologjike. Pikërisht këto përvoja formësuan vizionin e tij profesional, që sot përbën një vlerë të çmuar për vendin”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka thënë se Ermal Sadiku njihet si një prej figurave kryesore të inovacionit dhe sipërmarrjes në Kosovë.

“një profesionist me vizion, një lider me përvojë dhe një kontribues i palodhur në zhvillimin e digjitalizmit”.