“Europa, në prag të krizës financiare”/ Merz: E pashmangshme, vendet kanë marrë shumë borxhe
Europa është në prag të një krize tjetër financiare. Shqetësimin e ka ngritur Friedrich Merz, kandidati potencial me i mundshëm si kancelari i ardhshëm gjerman, sipas të cilit kjo mund të ndodhë për shkak se qeveritë e vendeve të Bashkimit Europiane kanë marrë shumë borxhe. Gjashtë nga vendet e Bashkimit Europian Franca, Italia, Greqia, Belgjika, [...]Read More...

Europa është në prag të një krize tjetër financiare. Shqetësimin e ka ngritur Friedrich Merz, kandidati potencial me i mundshëm si kancelari i ardhshëm gjerman, sipas të cilit kjo mund të ndodhë për shkak se qeveritë e vendeve të Bashkimit Europiane kanë marrë shumë borxhe.
Gjashtë nga vendet e Bashkimit Europian Franca, Italia, Greqia, Belgjika, Spanja dhe Portugalia kanë një nivel borxhi më të lartë se madhësia e prodhimit të tyre vjetor ekonomik.
“Kriza tjetër po vjen patjetër. Do jetë një krizë borxhi Sovran. Ne nuk e dimë se kur dhe nga, por do të vijë”, tha Merz. Komentet e tij vijnë vetëm pak ditë para zgjedhjeve të përgjithshme në Gjermani, mes një debati të madh mbi reformimin e borxhit të Gjermanisë dhe rregullave të rrepta të shpenzimeve që kufizojnë huamarrjen e qeverisë në 0.35% të prodhimit të brendshëm bruto.
Ky diskutim është bërë edhe më urgjent për shkak të kërkesës së Amerikës që Bashkimi Europian të paguajë më shumë për mbrojtjen. Një sfidë e madhe kjo për Gjermaninë e cila krijoi një fond të dedikuar prej 100 miliardë euro për të modernizuar ushtrinë pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës duke e ndihmuar të përmbushë objektin prej 2% ndaj NATOS. Vendit do ti duhet të shpenzojë 30 miliardë euro shtesë çdo vit.
Merz tha se objektivi kryesor është rritja ekonomike dhe pastaj do të vijohet me të gjitha çështjet e tjera përfshirë këtu shpenzimet e mbrojtjes. Pavarësisht nga përbërja e re e qeverisë së ardhshme gjermane, Merz përjashtoi një mandate të dytë në detyrë për Ministrin e Ekoomisë Rober Habeck.
Jo vetëm që Habeck nuk do të vazhdojë të mbajë këtë post, por edhe struktura e kësaj ministrie me ekonominë dhe klimën nën një kupolë do të ndërpritet.
Merz deklaroi se nëse do të zgjidhet në krye të qeverisë gjermane, do të ndalonte azilkërkuesit e klasifikuar si të rrezikshëm, do të rifillonte deportimet në vendet me të cilat Gjermania nuk ka bashkëpunim aktualisht si dhe do të lidhë marrëveshje me qeveri të tjera migrimi, sipas shembullit të kryeministres italiane Giorgia Meloni./abcnews.al