Eurostat: Shqipëria sërish me pagën minimale më të ulët në Evropë sipas fuqisë blerëse

Duket se rritjet e vazhdueshme të pagës minimale në Shqipëri nuk kanë arritur që ta nxjerrin vendin nga lista e të fundit në Europë, sidomos kur bëhet fjalë për fuqinë blerëse, përcjell albinfo.ch. Eurostat ka raportuar të dhënat e para për pagën minimale në Europë për vitin 2025. Në Shqipëri paga minimale ka arritur në […] The post Eurostat: Shqipëria sërish me pagën minimale më të ulët në Evropë sipas fuqisë blerëse appeared first on Albinfo.

Eurostat: Shqipëria sërish me pagën minimale më të ulët në Evropë sipas fuqisë blerëse

Duket se rritjet e vazhdueshme të pagës minimale në Shqipëri nuk kanë arritur që ta nxjerrin vendin nga lista e të fundit në Europë, sidomos kur bëhet fjalë për fuqinë blerëse, përcjell albinfo.ch.

Eurostat ka raportuar të dhënat e para për pagën minimale në Europë për vitin 2025.

Në Shqipëri paga minimale ka arritur në 405 euro, teksa paga prej 40 mijë lekësh konvertohet në euro. ironikisht, paga është më e lartë në euro se në gjysmën e dytë 2023, kur llogaritej në 376 euro, ndonëse në atë periudhë ishte po 40 mijë lekë (rritja e fundit është bërë në prill 2023).

Edhe me ndihmën e kursit, paga minimale mbetet më e ulët se Serbia, që e ka çuar në nivelin e 619 euro dhe Malit të Zi prej 670 euro. për Maqedoninë e Veriut raportimi i fundit është 6 mujori i parë 2021, në 360 euro.

Edhe pse është rritur, paga në Shqipëri vlen më pak, për shkak të kostos së lartë të jetesës. Grafiku i Eurostat (në fund) tregon se bazuar në fuqinë blerëse, paga minimale ishte më e ulëta në Europë në fillim të vitit 2025.

Eurostat shpjegon se matja sipas barazisë së fuqisë blerëse PPP, tregon se sa njësi monetare kushton një sasi e caktuar mallrash dhe shërbimesh në vende të ndryshme.

Përdorimi i PPP-ve për të kthyer shpenzimet e shprehura në monedha kombëtare në një monedhë të përbashkët artificiale, standardi i fuqisë blerëse (PPS), eliminon efektin e diferencave të nivelit të çmimeve midis vendeve, të krijuara nga luhatjet në kursin e këmbimit të monedhës.

Këto të dhëna nxirren duke krahasuar nivelet e çmimeve për një shportë mallrash dhe shërbimesh të krahasueshme që janë zgjedhur të jenë përfaqësuese të modeleve të konsumit në vende të ndryshme.

The post Eurostat: Shqipëria sërish me pagën minimale më të ulët në Evropë sipas fuqisë blerëse appeared first on Albinfo.