Evertoni nuk e blen Brojën, e kthen te Chelsea

Ka përfunduar aventura e Armando Brojës në “Goodison Park”. Këtë e konfirmoi vetë klubi i Evertonit, të cilët njoftuan largimet e disa lojtarëve që ishin të huazuar, përfshirë edhe sulmuesin kuqezi. Mbetet të shihet se ku do të jetë destinacioni i ardhshëm i Brojës, pasi që pritet të largohet përfundimisht edhe nga Chelsea. Broja, kishte […]

Evertoni nuk e blen Brojën, e kthen te Chelsea

Ka përfunduar aventura e Armando Brojës në “Goodison Park”.

Këtë e konfirmoi vetë klubi i Evertonit, të cilët njoftuan largimet e disa lojtarëve që ishin të huazuar, përfshirë edhe sulmuesin kuqezi.

Mbetet të shihet se ku do të jetë destinacioni i ardhshëm i Brojës, pasi që pritet të largohet përfundimisht edhe nga Chelsea.

Broja, kishte një sezon për t’u harruar në Premierligë pasi që kishte bërë 11 paraqitje duke mos shënuar asnjë gol gjatë gjithë kësaj periudhe.