Fabio Capello zbulon trajnerin i cili do të zgjidhte të gjitha problemet e Milanit
Ish-trajneri i Real Madridit, Fabio Capello, beson se Cesc Fabregas është i gatshëm që të marrë drejtimin e Milanit këtë verë. Sezoni kaotik i Milanit mori fund me një përfundim zhgënjyes në pozitën e tetë në tabelë, duke ua pamundësuar atyre kualifikimin në Ligën e Kampionëve ose Ligën e Evropës. Teksa klubi po bën përpjekje […]

Ish-trajneri i Real Madridit, Fabio Capello, beson se Cesc Fabregas është i gatshëm që të marrë drejtimin e Milanit këtë verë.
Sezoni kaotik i Milanit mori fund me një përfundim zhgënjyes në pozitën e tetë në tabelë, duke ua pamundësuar atyre kualifikimin në Ligën e Kampionëve ose Ligën e Evropës.
Teksa klubi po bën përpjekje të rikthehet, ish-trajneri i tyre Capello ka dhënë opinionin e tij mbi atë se kush duhet ta udhëheqë skuadrën.
Ai ka emëruar Fabregasin dhe jo Antonio Conten apo Massimiliano Allegrin, si zgjedhjen e tij të parë.
Miratimi i Capellos për Fabregas sinjalizon një zhvendosje drejt inovacionit në vend të riciklimit të emrave të njohur të futbollit.
Me Igli Taren që pritet të marrë shumë shpejt rolin e drejtorit sportiv tek ‘Rossonerët’, Milani mund të përgatitet për një epokë të re.
Capello e lavdëroi Fabregasin për idetë e tij të reja dhe stilin e futbollit që ka implementuar tek Como.
“Më duket mua sikur gjërat janë paksa në ajër. Unë kam lexuar për Massimilano Allegrin, i cili tani duket më afër Napolit, në rast se Antonio Conte shkon tek Juventusi”.
“Nga jashtë nuk shoh asgjë përveçse ide të qarta dhe tani do të mbetet në dorën e Tares të gjejë një zgjidhje”.
“Nëse duhet që të përjashtojmë emrat e zakonshëm, do të shkoja me Fabregas. Më pëlqen futbolli i tij. Tek Como ai ka dëshmuar gjëra interesante dhe ai tashmë duket mjaftueshëm gati”, ka thënë Capello.