Fabrika zvicerane e këpucëve gjen një blerës, shpëtohen vendet e punës në Shqipëri
Sipërmarrësi Roberto Martullo e shpëtoi nga kolapsi fabrikën tradicionale të këpucëve, Künzli, e cila ka një pjesë të prodhimit në Tiranë The post Fabrika zvicerane e këpucëve gjen një blerës, shpëtohen vendet e punës në Shqipëri appeared first on Albinfo.

Pesëdhjetë hapa larg rrugës reprezentative të Cyrihut, Bahnhofstrasse, nën hijen e kishës Fraumünster, “Künzli” që është një markë ikonë zvicerane e këpucëve po hap një dyqan të ri, model, transmeton albinfo.ch Njeriu prapa këtij hapi të guximshëm është: Roberto Martullo . Sipërmarrësi i njohur ehde si burri i deputetes federale të SVP, Magdalena Martullo-Blocher bleu kompaninë – dhe i shpëtoi punonjësit nga shkarkimi në momentin e fundit.
Fabrika e vetë kompanisë në Shqipëri vazhdon të prodhojë pa ndërprerje atletet e njohura me pesë vija “Künzli” dhe këpucë speciale për mundësit.
Në fazën fillestare, edhe vetë Martullo përfshihet në operacione. Ai ka vizituar fabrikën në Shqipëri, ka lançuar modele të reja dhe dëshiron të rrisë shitjet. Edhe me dyqanin e ri, model në Cyrih. Në Poststrasse 8, shumë afër nga sheshi Paradeplatz, mjeshtrit janë aktualisht të zënë duke bërë gati dyqanin.
Martullo planifikon të hapë dyqanin pas pushimeve sa më shpejt, por jo më vonë se në javën e parë të majit. Ai është ende në kërkim të stafit të shitjes. Martullo ka shumë shpresa për dyqanin e ri, të cilin tashmë po e reklamon në Tiktok. “Dyqani është në një vend me frekuencë të mirë ku kalojnë shumë turistë, por edhe vendas,” tha ai për Handelszeitung. Dhe ai është i sigurt: “Atletet e reja priten mirë – sidomos tani që kualiteti zviceran është sërish i kërkuar për shkak të të gjitha detyrimeve doganore.
Deri vonë, Künzli ishte në një gjendje të keqe. Në vjeshtë, prodhuesi ikonë i këpucëve nga Windisch AG ishte në prag të kolapsit. Pas 98 vjetësh, kompania do të mbyllej. Pronarja Barbara Artmann nuk ka gjetur një pasardhës – dhe shpalli fundin në një deklaratë për shtyp.
“Të mbyllesh tani është më se e hidhur,” tha ajo. Sepse kompania është e shëndetshme dhe në rritje, përcjell albinfo.ch. Të njëmbëdhjetë punonjësit në Aargau do të pushoheshin nga puna dhe po kërkohej një zgjidhje për fabrikën në Shqipëri.
Pastaj gjithçka doli krejtësisht ndryshe. Interesi për Künzli ishte i madh, me palë të ndryshme të interesuara që rrinin në radhë për ta marrë përsipër. Claudio Minder , CEO i Kybun dhe ish Mister Switzerland, donte të krijonte kompaninë. Flavio Agosti nga prodhuesi i atleteve luksoze Rubirosa nga Gossau SG gjithashtu shprehu interesimin e tij për Künzli. Megjithatë, Roberto Martullo, një i panjohur për industrinë, fitoi garën.
“Künzli”, që nga themelimi në vitin 1927 i ka qëndruar percaktimit që vendi i prodhimit të mbetet Zvicra. Por, ndryshimi i kërkesave të konsumatorëve, teknologjitë me shpejtësi të rritur sa i përket prodhimit dhe shitjes si dhe presioni i ashpërsuar i çmimeve kanë kërkuar prej kohësh një përshtatje të proceseve, shkruan albinfo.ch. Si rezultat, në vitin 2018 një pjesë e madhe e prodhimit ishte bartur në Shqipëri, në periferi të Tiranës.
The post Fabrika zvicerane e këpucëve gjen një blerës, shpëtohen vendet e punës në Shqipëri appeared first on Albinfo.