Festivali “Shliroj Cicat” në Prishtinë sjell mesazhe fuqizuese për gratë dhe kancerin e gjirit

Në Prishtinë vazhdon dita e tretë dhe e fundit e festivalit “Shliroj Cicat” i cili po mbahet gjatë muajit tetor, muaj kushtuar ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, shkruan Portalb.mk. Ky festival i cili i dedikohet ndërgjegjësimit mbi kancerin e gjirit dhe rëndësinë e zbulimit të tij në faza të hershme, pati një program të gjerë […]

Festivali “Shliroj Cicat” në Prishtinë sjell mesazhe fuqizuese për gratë dhe kancerin e gjirit
Foto nga aktivitetet e festivalit “Shliroj Cicat”. Foto: Ermira Murati (Facebook)

Në Prishtinë vazhdon dita e tretë dhe e fundit e festivalit “Shliroj Cicat” i cili po mbahet gjatë muajit tetor, muaj kushtuar ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, shkruan Portalb.mk.

Ky festival i cili i dedikohet ndërgjegjësimit mbi kancerin e gjirit dhe rëndësinë e zbulimit të tij në faza të hershme, pati një program të gjerë me aktivitete të ndryshme, duke përfshirë: Mbledhjen e sytjenave, rezidenca/ekspozitë, panel diskutimi, punëtori me qeramikë, shfaqja e filmit dhe të tjera.

Festivali bashkoi edhe artistët nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, bashkë me ata të Kosovës, duke e shtyrë edhe më tej mesazhin e tij mbi shëndetin e grave.

Foto nga aktivitetet e festivalit “Shliroj Cicat”. Foto: Ermira Murati (Facebook)
Foto nga aktivitetet e festivalit “Shliroj Cicat”. Foto: Ermira Murati (Facebook)

Drenusha Palloshi pjesëmarrëse nga Maqedonia e Veriut në këtë festival për Portalb.mk tha se ky festival është shumë më tepër se një ngjarje arti është një hapësirë e guximshme ku arti, ndjeshmëria dhe solidariteti marrin formë.

“Pjesëmarrja ime në “Shliroj Cicat” erdhi përmes ftesës së Ermira Muratit, e cila është jo vetëm organizatorja, por edhe fryma krijuese që e mban gjallë këtë festival. Kjo është hera e dytë që ajo më fton të jem pjesë e kësaj nisme, dhe e vlerësoj jashtëzakonisht shumë përkushtimin e saj si artiste me shpirt të lirë dhe si organizatore që arrin të bashkojë krijues nga vendi dhe shtetet fqinje në një kauzë kaq të ndjeshme e të rëndësishme. “Shliroj Cicat” është shumë më tepër se një ngjarje arti është një hapësirë e guximshme ku arti, ndjeshmëria dhe solidariteti marrin formë”, tha Palloshi.

Ajo shtoi se arti është një gjuhë e lirë, që mund të prekë tema që fjalët shpesh nuk guxojnë.

“Arti është një gjuhë e lirë, pa kufij që mund të prekë tema që fjalët shpesh nuk i guxojnë. Me ndjeshmëri, arti mund të nxisë reflektim, të çlirojë paragjykime dhe të hapë rrugë për një kuptim më të thellë të trupit dhe shpirtit të gruas”, tha Palloshi.

Muaji tetor është i njohur si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. E përjetoj me shumë respekt dhe ndjeshmëri, tha Palloshi.

“E përjetoj me shumë respekt dhe ndjeshmëri. Edhe pse stili im i pikturës nuk paraqet figura trupore, çdo vepër që krijoj në kuadër të kësaj kauze bart ngjyrat e forcës, shpresës dhe dashurisë për jetën. Përmes artit, përpiqem të sjell dritë dhe mbështetje për gratë që kalojnë këtë betejë”, tha Palloshi.

Palloshi shtoi se vepra e saj është një reflektim mbi forcën e brendshme, shërimin dhe rilindjen.

“Vepra ime është një reflektim mbi forcën e brendshme, shërimin dhe rilindjen. Përmes ngjyrave dua të përcjell një ndjesi paqeje dhe besimi se çdo plagë mund të shndërrohet në dritë. Këtë vit, piktura ime do të jetë pjesë e ankandit artistik, ku të gjitha mjetet e mbledhura do t’i dedikohen kauzës që bartë ky festival. Për mua, kjo është mënyra më e bukur për ta bërë artin të flasë, jo vetëm për syrin, por edhe për zemrën. Ekspozita e pikturave te realizuara do të mbahet sonte në orën 20:00 në Hamamin e madh në Prishtinë”, tha Palloshi.

Foto nga aktivitetet e festivalit “Shliroj Cicat”. Foto: Ermira Murati (Facebook)
Foto nga aktivitetet e festivalit “Shliroj Cicat”. Foto: Ermira Murati (Facebook)

Ermira Murati, drejtoreshë e OJQ-së `CICAT`, për mediat është shprehur se ky festival paraqet mbështetjen e të gjitha grave që janë të prekura nga kanceri i gjirit.

“Ky mural paraqet mbështetjen e të gjitha grave që janë të prekura nga kanceri i gjirit. Ka si mesazh mbështetjen që ato duhet ta kenë nga ana e partnerit, pavarësisht hendekeve që ato mund ti kenë”, është shprehur Murati.

Ajo theksoi sfidat me të cilat përballen këto gra.

“Është një sfidë që s’do diskutim që është shumë e vështirë dhe grat munden me u përballë edhe me braktisjen e tyre. Natyrisht kjo është dicka që po ndodh”, ka thënë Murati.

Festivali “Shliroj Cicat”, që këtë vit shënon edicionin e pestë, trajton pikërisht këtë temë, luftën e dyfishtë që gratë me kancer të gjirit po përballen.

“Trajtimi po bëhet përmes artit, nesër do të kemi edhe një panel që do të diskutohet edhe për këtë, do të kemi edhe rrëfimin e një gruaje që ka përjetuar një gjë të tillë vet”, është shprehur Murati.

Festivali tash e pesë vite vazhdon të shërbejë si platformë inovative për mbrojtjen e shëndetit publik dhe shprehjen artistike, duke promovuar ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit.