FFM-ja vendosi që biletat të jenë falas për ndeshjen e radhës në Shkup
Në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup do të jenë dyert e hapura për të gjithë tifozët, pasi Federata e Futbollit të Maqedonisë vendosi që të jenë gjithë biletat falas, transmeton Portalb.mk. “Në Arenën “Todor Proeski”, skuadra jonë më e mirë do të luajë një ndeshje kontrolluese kundër Letonisë.. Federata e Futbollit e Maqedonisë (FFM) njofton […]

Në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup do të jenë dyert e hapura për të gjithë tifozët, pasi Federata e Futbollit të Maqedonisë vendosi që të jenë gjithë biletat falas, transmeton Portalb.mk.
“Në Arenën “Todor Proeski”, skuadra jonë më e mirë do të luajë një ndeshje kontrolluese kundër Letonisë.. Federata e Futbollit e Maqedonisë (FFM) njofton publikun se hyrja në këtë ndeshje do të jetë falas për të gjithë tifozët”, njoftoi Federata, duke falënderuar tifozët për mbështetjen e tyre gjatë këtij viti.
Kjo do të jetë ndeshja e fundit e Maqedonisë së Veriut për këtë vit në Shkup. Ndeshja do të luhet të enjten (13 nëntor) duke filluar prej orës 18:00.
“Të gjithë ata që kanë blerë tashmë një biletë për këtë ndeshje do të marrin një biletë falas për ndeshjen e radhës në shtëpi, pavarësisht nëse është një ndeshje play-off për kualifikimin në Kupën e Botës apo një ndeshje e një natyre tjetër”, premtoi Federata.
Ndryshe, Maqedonia e Veriut këtë muaj do të luajë dy ndeshje, kundër Letonisë do të jetë miqësore, ndërsa kundër Uellsit do të jetë ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut gjendet në venin e dytë me 13 pikë, në vendin e parë gjendet Belgjika me 14 pikë, ndërsa e treta Uellsi me 10 pikë.
Këto janë lojtarët e ftuar nga Maqedonia e Veriut: Stole Dimitrievski, Dejan Iliev, Damjan Shishkovski, Igor Aleksovski; Visar Musliu, Nikola Serafimov, Gjoko Zajkov, Bojan Dimoski, Andrej Stojçevski, Darko Velkovski, Bojan Ilievski, Stefan Ashkovski; Enis Bardhi, Jani Atanasov, Elif Elmas, Isnik Alimi, Luka Stankovski, Tihomir Kostadinov, Reshat Ramadani; Bojan Miovski, Milan Ristovski, Darko Çurlinov, Aleksandar Trajkovski, Elmin Rastoder, Kristijan Trapanovski dhe Lirim Qamili.
