Ademi: Fituam Gostivarin, Çashkën, Likovën dhe Pllasnicën, shkojmë në rreth të dytë në gjashtë komuna
Aleanca Kombëtare për Integrim ka shpallur fitoren që në raundin parë në katër komuna: Gostivar, Çashkë, Likovë dhe Pllasnicë, ndërsa në rreth të dytë pret fitore në Strugë dhe Kërçovë, deklaroi Arbër Ademi. Ai shton se fitues janë edhe në Vpraçisht, mirëpo përshkak të bojkotimit të zgjedhjeve nga VMRO dhe VLEN, nuk është arritur censusi, […]


Aleanca Kombëtare për Integrim ka shpallur fitoren që në raundin parë në katër komuna: Gostivar, Çashkë, Likovë dhe Pllasnicë, ndërsa në rreth të dytë pret fitore në Strugë dhe Kërçovë, deklaroi Arbër Ademi. Ai shton se fitues janë edhe në Vpraçisht, mirëpo përshkak të bojkotimit të zgjedhjeve nga VMRO dhe VLEN, nuk është arritur censusi, transmeton Portalb.mk.
“E fillojmë këtë konferencë me fitoren në Komunën e Çashkës. Shkojmë në balotazh në komunën e Studeniçanit, me Ejup Abazin. Që në raundin e parë kemi fituar në këto komuna: Gostivar, në Likovë, Çashkë, Pllasnicë. Në Vrapçisht jemi fitues absolut, por fatkeqësisht VMRO dhe VLEN kanë bojkotuar zgjedhjet dhe nuk është arritur censusi. Por Isen Shabani është fitues absolut me numër të votave në Vrapçisht. Poashtu fitore absolute kemi në komunën e Kumanovës. Në balotazh shkojmë në komunat vijuese: në komunën e Kërçovës, Strugës, Studeniçanit, Tetovës, Dollnenit, Haraçinës. Në nivel nacional AKI është fitues absolut dhe dallimi është mbi 20 mijë vota përball VLEN-it”, tha Arbër Ademi.
Më herët, Ademi deklaroi se zgjedhjet ishin fer, të lira dhe demokratike. Ai bëri thirrje që të ruhen standardet evropiane gjatë numërimit të votave, me qëllim që rezultati të pasqyrojë vullnetin e qytetarëve
“Këto zgjedhje për ne ishim më shumë se zgjedhje lokale. Tani nis faza po aq e rëndësishme, prandaj bëjmë thirrje drejt çdo komisioneri, çdo vëzhguesi dhe çdo institucioni përgjegjës që të ruaj standardet më të larta evropiane, në mënyrë që rezultati përfundimtar të pasqyrojë vullnetin e vërtetë të qytetarëve. Aleanca Kombëtare për Integrim i konsideron këto zgjedhje të lira, fer dhe demokratike, me disa vërejtje që do të evidentohen me përgjegjësi institucionale në ditët në vijim. Sot mbi të gjitha fitues është qytetari. Vota e sotme do të përcaktojë të ardhmen e këtij vendi. Rruga e vetme për Maqedoninë është rruga evropiane. Kemi vërejtur keqpërdorimin e Policisë, por ne të gjitha këto do t’i adresojmë në institucionet”, deklaroi Ademi.
Ai shtoi se në Çashkë presin histori dhe besojnë se Çashka do jetë shqiptare.