Fidan Rama: Presidentja Osmani do të vendosë që zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbahen me 21 dhjetor
Komentatori politik Fidan Rama ka bërë të ditur se, sipas informacioneve që ai posedon, presidentja e vendit pritet të marrë vendimin për datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme brenda ditës së nesërme. “21 dhjetori është data që me gjasë do të vendoset për zgjedhje. Është një informacion që e kam, që presidentja do të vendosë nesër


Komentatori politik Fidan Rama ka bërë të ditur se, sipas informacioneve që ai posedon, presidentja e vendit pritet të marrë vendimin për datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme brenda ditës së nesërme.
“21 dhjetori është data që me gjasë do të vendoset për zgjedhje. Është një informacion që e kam, që presidentja do të vendosë nesër për datën 21 dhjetor — 30 ditë nga dita e nesërme”, tha Rama.
Sipas tij, vendimi pritet të mbyllë paqartësinë institucionale të krijuar pas dështimit të formimit të qeverisë së re dhe të hapë rrugën për një proces të ri zgjedhor. /Gazeta10

