Filipçe: Ky nuk është një rezultat i keq, kemi rritje të votave në disa komuna

Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, uroi të gjithë kryetarët e komunave që fituan në raundin e parë dhe tha se LSDM-ja ka fituar në tre komuna: Kriva Pallankë, Krivogashtan dhe Bogdanc, transmeton Portalb.mk. “Jemi në epërsi edhe në nëntë komuna të tjera dhe do të ketë raund të dytë. U bëj thirrje qytetarëve të dalin […]

Filipçe: Ky nuk është një rezultat i keq, kemi rritje të votave në disa komuna
Venko Filipçe. Foto: LSDM

Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, uroi të gjithë kryetarët e komunave që fituan në raundin e parë dhe tha se LSDM-ja ka fituar në tre komuna: Kriva Pallankë, Krivogashtan dhe Bogdanc, transmeton Portalb.mk.

“Jemi në epërsi edhe në nëntë komuna të tjera dhe do të ketë raund të dytë. U bëj thirrje qytetarëve të dalin masivisht për të votuar në raundin e dytë. Mendoj se ky rezultat nuk është ai që e dëshironim, por duke pasur parasysh rrethanat, nuk është rezultat i keq – kemi rritje të votave në disa komuna, dhe në këtë drejtim do të punojmë intensivisht në periudhën e ardhshme. Sa i përket komunave ku kemi fituar dhe atyre ku hyjmë në raundin e dytë – kështu vazhdon procesi zgjedhor – do të bisedojmë për komunat e Shkupit. Ka disa komuna ku ka rritje të numrit të votave, për shembull 20% në Ohër, shumë më shumë vota se vitin e kaluar”, tha Filipçe.

Ai shtoi se, do të vazhdoj të punoj për konsolidimin e partisë.