Fillimi i fundit
Nëse SPAK të merr të pandehur, është e sigurt se ka filluar fundi për këdo politikan, siç ka ndodhur në të gjitha rastet deri më tani. E fundit që po përballet me drejtësinë është zv.kryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku. Pra, edhe për të ka filluar numërimi mbrapsht. Por, ndryshe nga […] The post Fillimi i fundit appeared first on Ditar.al.
Nëse SPAK të merr të pandehur, është e sigurt se ka filluar fundi për këdo politikan, siç ka ndodhur në të gjitha rastet deri më tani.
E fundit që po përballet me drejtësinë është zv.kryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku. Pra, edhe për të ka filluar numërimi mbrapsht.
Por, ndryshe nga të gjithë të tjerët, për herë të SPAK me anë të prokurorit Dritan Prençi ka goditur në qendër të kabinetit qeveritar, shumë afër kryeministrit Edi Rama, me këtë të fundit që ka mbetur si “i fundit i mohikanëve” pa kaluar pragun e Prokurorisë së Posaçme.
Belinda Balluku është emri më i rëndësishëm që është marrë e pandehur, dhe menjëherë pas këtij vendimi kanë filluar edhe mosmarrëveshjet mes saj dhe Edi Ramës. Mediat raportuan se kreu i qeverisë i kishte kërkuar dorëheqjen, ndërsa Balluku i ishte përgjigjur: “unë nuk jam Veliaj”.
Dhe kjo është shumë e vërtetë! Balluku nuk është si Erion Veliaj apo Arben Ahmetaj, ajo është njeriu që detyroi Ramën të “vrasë” dy njerëzit e tij më të afërt.
Të premten filloi fundi i Ballukut, por mund të mos jetë vetëm i saj, mund të jetë edhe fundi i qeverisë Rama! Teoria e justifikimit “kumbulla prapa shpine” nuk mund të përdoret këtë herë, ndaj Rama duhet të mendohet mirë përpara se të veprojë, por dilemat janë të shumta.
Çdo lëvizje e Ramës tani është një bast për mbijetesë politike: ta mbrojë dhe të fundoset bashkë me të, apo ta “flijojë” dhe të përballet me zinxhirin e rrëfimeve që mund të tërheqin pas vetes gjithë qeverinë.
Sot, Belinda Balluku është një “minë me sahat” në duart e Ramës, që mund të shpërthejë në çdo moment, sidomos nëse SPAK vendos një masë sigurie “arrest me burg” për të shmangur prishjen e provave apo intimidimin e dëshmitarëve.
Ndërsa Edi Rama gjendet në momentin më të vështirë të këtyre 12 viteve në qeveri, pasi i ka parë të gjithë njerëzit e tij të besuar t’i largohen një nga një. Për disa ka ndjerë keqardhje, e të tjerë i ka larguar vetë.
Tashmë loja ka hyrë në fazën e saj më të rrezikshme. Goditja ndaj Belinda Ballukut nuk është thjesht një dosje më shumë e SPAK-ut, por sinjali se kupola e pushtetit ka filluar të çahet nga brenda. Pasojat do të shihen shume shpejt!
The post Fillimi i fundit appeared first on Ditar.al.
