Fitorja magjike e Shqipërisë, Rama: Faleminderit djem të mrekullueshëm

Kryeministri Edi Rama ka nisur mëngjesin e sotëm me falenderime nga zemra për djemtë e Kombëtares të cilët mbrëmjen e djeshme triumfuan duke shënuar 3 gola ndaj Çekisë. Në llogarinë e tij në “Facebook”, kreu i qeverisë ka postuar foton e rëndisjes së Shqipërisë në grupin E ku dhe kryesojmë. Ndër të tjera ai ka […] The post Fitorja magjike e Shqipërisë, Rama: Faleminderit djem të mrekullueshëm appeared first on Newsbomb Albania.

Fitorja magjike e Shqipërisë, Rama: Faleminderit djem të mrekullueshëm

Kryeministri Edi Rama ka nisur mëngjesin e sotëm me falenderime nga zemra për djemtë e Kombëtares të cilët mbrëmjen e djeshme triumfuan duke shënuar 3 gola ndaj Çekisë.

Në llogarinë e tij në “Facebook”, kreu i qeverisë ka postuar foton e rëndisjes së Shqipërisë në grupin E ku dhe kryesojmë. Ndër të tjera ai ka falenderuar edhe trajnerin, Sylvinho, ndihmësit e tij dhe një falenderim të veçantë e ka dhe për të fjithë supertifozët kuqezinj të cilët ashtu si dhe kryeministri e thotë: janë lojtari i 12 i skuadrës sonë.

“MIRËMËNGJES ????????

me këtë pamje që s’e kemi parë kurrë dhe me një falënderim të madh për ata të cilët e krijuan, djemtë e mrekullueshëm të kësaj Kombëtareje, trajnerin e tyre të jashtëzakonshëm dhe ndihmësit e tij fantastikë, e padiskutim supertifozët kuqezinj që janë lojtari 12 i skuadrës sonë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Kombëtarja shqiptare arriti një fitore historike mbrëmjen e djeshme teksa mposhti me rezultatin e thellë 3-0 Çekinë në ‘Air Albania’. Kuqzinjtë tanë na bënë edhe një herë tjetër krenar me performancat fantastike dhe golat njëri më i bukur se tjetri.

The post Fitorja magjike e Shqipërisë, Rama: Faleminderit djem të mrekullueshëm appeared first on Newsbomb Albania.