Fredi Beleri e padit për shpifje, Ardit Bido i nxjerr videon e arrestimit nga policia greke: Nuk më frikësoni dot, do të them gjithmonë të vërtetën
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, ka paditur për shpifje studiuesin dhe historianin Ardit Bido, për shkak të disa deklaratave që ky i fundit ka bërë në emisione të ndryshme lidhur me çështjen e regjistrimit të popullsisë. Padinë ndaj tij e ka publikuar vetë Bido, i cili edhe ka reaguar në lidhje jo vetëm […] The post Fredi Beleri e padit për shpifje, Ardit Bido i nxjerr videon e arrestimit nga policia greke: Nuk më frikësoni dot, do të them gjithmonë të vërtetën appeared first on Ditar.al.

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, ka paditur për shpifje studiuesin dhe historianin Ardit Bido, për shkak të disa deklaratave që ky i fundit ka bërë në emisione të ndryshme lidhur me çështjen e regjistrimit të popullsisë.
Padinë ndaj tij e ka publikuar vetë Bido, i cili edhe ka reaguar në lidhje jo vetëm me këtë padi, por edhe për disa sulme nga media që sipas tij janë paguar për këto artikuj. Në videon e publikuar nga ai në rrjetet sociale, Bido thotë se kjo nuk është hera e parë që ai flet për minoritetet dhe qëllimet e shteteve të tjera për influencimin e zonave të caktuara, por këtë e ka bërë prej vitesh.
Ai ka publikuar edhe videon nga arrestimi i Fredi belerit në vitin 1995 nga policia greke, pasi u kap me armë në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë.
“Kush mendon se mundet të më frikësojë që të them të vërtetën, sidomos të vërtetën akademike, atë që ka referenca shkencore, atë që është e lidhur me fakte, atë që të çon drejtpërdrejtë te burimi dhe jo te fjalët e analistëve, jo te fjalët e politikës së ditës, e ka shumë gabim”, thotë Bido ndër të tjera në video.
Ardit Bido është një nga zërat më të fuqishëm përsa i përket paralajmërimeve për planet e Greqisë për helenizimin e Himarës dhe Konispolit. Pak ditë më parë ai publikoi edhe librin “Beteja për 20 përqindëshin”, në të cilin për herë të parë, paraqiten të dhënat e kombësisë nga regjistri i gjendjes civile, si dhe numri minimal dhe maksimal i atyre që kanë kombësi shqiptare në regjistër por vetëidentifikohen grekë që nuk i kalojnë 15% në asnjë prej dy bashkive.
The post Fredi Beleri e padit për shpifje, Ardit Bido i nxjerr videon e arrestimit nga policia greke: Nuk më frikësoni dot, do të them gjithmonë të vërtetën appeared first on Ditar.al.