SPAK çon për gjykim dosjen e xhihadistëve të kthyer nga Siria, mes tyre 9 gra
SPAK ka kaluar për gjykim dosjen e xhihadisteve, mes tyre edhe 9 gra që kanë qenë në kampet e Sirisë, por janë athdhesuar ndër vite. Gjatë seancës paraprake ato kanë mohuar akuzën për pjesëmarrje në konflikte ushtarake të huaja, duke deklaruar se kanë udhëtuar familjarisht dhe janë marrë nga të afërmit apo bashkëshortët e tyre. […] The post SPAK çon për gjykim dosjen e xhihadistëve të kthyer nga Siria, mes tyre 9 gra appeared first on Ditar.al.

SPAK ka kaluar për gjykim dosjen e xhihadisteve, mes tyre edhe 9 gra që kanë qenë në kampet e Sirisë, por janë athdhesuar ndër vite.
Gjatë seancës paraprake ato kanë mohuar akuzën për pjesëmarrje në konflikte ushtarake të huaja, duke deklaruar se kanë udhëtuar familjarisht dhe janë marrë nga të afërmit apo bashkëshortët e tyre. Atyre ju është ndaluar që të dalin jashtë shtetit.
Prokuroria ka kërkuar për Lavdie Kaca detyrim paraqitje, Entela Vladi detyrim paraqitje, Ruzhdie Balliu, Etleva Stafasani, Stela Stafasani, Klotilda Zani, Almira Kastrati, Floresha Rasha, Brunilda Koçollari.
Ndërsa për xhihadistët Shyqyri Kaca, Saimir Kaca, Enes Kaca, Ditar Bala, Bajram Sulaj, Fatbardh Taushani, Ali Balliu, Arbër Stafasani, Usejd Stafasani, Eltion Zani, Nertil Hysenllari, Ledio Mehmeti, Erion Luto dhe Erdet Korro, kërkohet masa “arrest me burg”.
Gjatë thirrjeve që organizata ISIS bënte për bashkim në këtë organizatë, këta shtetas shqiptare kanë udhëtuar nga Shqipëria në Siri duke iu përgjigjur thirrjes për të luftuar.
Ndërsa gratë u janë bashkuar më vonë duke përfituar ndihma financiare, kanë ndihmuar për të shtuar popullsinë e organizatës, duke u rimartuar edhe pas vdekjes së burrave.
The post SPAK çon për gjykim dosjen e xhihadistëve të kthyer nga Siria, mes tyre 9 gra appeared first on Ditar.al.