Procesi i Berlinit, takim në Tiranë mes parlamentarëve të Ballkanit Perëndimor
Në prag të Samitit të Procesit të Berlinit ditën e hënë, parlamentarë nga rajoni u mblodhën në Tiranë për të diskutuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal. Procesi Berlinit është një katalizator për bashkëpunimin rajonal, i cili është i domosdoshëm për përparimin drejt BE-së. Ambasadori Luigi Soreca tha se zgjerimi i BE në Ballkanin Perëndimor do të […] The post Procesi i Berlinit, takim në Tiranë mes parlamentarëve të Ballkanit Perëndimor appeared first on Newsbomb Albania.

Në prag të Samitit të Procesit të Berlinit ditën e hënë, parlamentarë nga rajoni u mblodhën në Tiranë për të diskutuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal. Procesi Berlinit është një katalizator për bashkëpunimin rajonal, i cili është i domosdoshëm për përparimin drejt BE-së.
Ambasadori Luigi Soreca tha se zgjerimi i BE në Ballkanin Perëndimor do të bëhet realitet vetë, nëse do të ketë mbështetjen e plotë të parlamentit evropian. Sipas tij, ky moment i favorshëm duhet të shfrytëzohet për të përshpejtuar proceset referomuese për integrimin në BE të të gjithë rajonit.
“Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, do të bëhet realitet vetëm nëse do të ketë mbështetjen e plotë të anëtarëve të parlamentit. Tani duhet të shfrytëzojmë këtë moment të favorshëm për të përshpejtuar proceset reformuese të lidhura me integrimin në BE në të gjithë rajonin”, tha ambasadori Luigi Soreca.
The post Procesi i Berlinit, takim në Tiranë mes parlamentarëve të Ballkanit Perëndimor appeared first on Newsbomb Albania.