Fusha magnetike që zëvendëson palestrën
Studiues nga Spitali i Përgjithshëm i Singaporit (SGH) dhe Universiteti Kombëtar i Singaporit (NUS) kanë zbuluar se përdorimi i fushave elektromagnetike të pulsueshme për të stimuluar indin muskulor mund të imitojë efektet e ushtrimeve dhe të ndihmojë pacientët me diabet të tipit 2 dhe yndyrë të tepërt në bark. Kjo terapi joinvazive, e quajtur mitohormezë […] The post Fusha magnetike që zëvendëson palestrën appeared first on Konica.al.
Studiues nga Spitali i Përgjithshëm i Singaporit (SGH) dhe Universiteti Kombëtar i Singaporit (NUS) kanë zbuluar se përdorimi i fushave elektromagnetike të pulsueshme për të stimuluar indin muskulor mund të imitojë efektet e ushtrimeve dhe të ndihmojë pacientët me diabet të tipit 2 dhe yndyrë të tepërt në bark.
Kjo terapi joinvazive, e quajtur mitohormezë magnetike, aktivizon të njëjtat rrugë metabolike që nxit zakonisht aktiviteti fizik, duke përmirësuar kontrollin e glukozës pa lodhje fizike.
“U themi shpesh pacientëve me diabet të ushtrohen, por shumica nuk e bëjnë për shkak të moshës apo problemeve shëndetësore. Kjo terapi mund të ofrojë përfitime të ngjashme me ushtrimet pa pasur nevojë për aktivitet fizik,” tha dr. Tan Hong Chang nga SGH, autori kryesor i studimit.
Në studimin pilot morën pjesë 40 të rritur me diabet të pakontrolluar mirë. Çdo pacient vendoste këmbën në një pajisje që aplikonte fushë magnetike të butë për 10 minuta, një herë në javë për 12 javë. Asnjë pjesëmarrës nuk pati efekte anësore.
Edhe pse rezultatet ishin të ndryshme, pacientët me obezitet qendror treguan përmirësime të dukshme: 90% prej tyre patën ulje të ndjeshme të HbA1c, nga 7.5% në 7.1%. Studiuesit besojnë se kjo ndodh sepse muskujt e këtyre pacientëve kanë funksion qelizor më të dobët, ndaj përfitojnë më shumë nga “ushtrimi” magnetik në nivel qelizor.
Profesor Alfredo Franco-Obregón nga NUS theksoi se kjo teknologji mund të sjellë ndryshime fiziologjike të qëndrueshme pa përdorur ilaçe apo kirurgji. Ai shtoi se rezultatet përputhen me studimet e mëparshme që tregojnë se indi dhjamor reagon mirë ndaj trajtimit magnetik, duke ulur inflamacionin.
Ekipet e SGH dhe NUS planifikojnë studime të reja për të përcaktuar kohëzgjatjen dhe shpeshtësinë optimale të trajtimit dhe për të identifikuar grupet e pacientëve që përfitojnë më shumë.
The post Fusha magnetike që zëvendëson palestrën appeared first on Konica.al.
