Futbollisti shqiptar fiton Ligën e Kampionëve të Azisë
Ezgjan Alioski ishte titullar edhe në finalen e sotme dhe zhvilloi një 90-minutësh shumë pozitiv The post Futbollisti shqiptar fiton Ligën e Kampionëve të Azisë appeared first on Albinfo.

Ezgjan Alioski ka hyrë në histori duke fituar trofeun më të rëndësishëm të klubeve në kontinentin aziatik, AFC Champions League.
Në finalen e madhe, Al Ahli i Arabisë Saudite mposhti me rezultat të pastër 2:0 ekipin japonez Kaëasaki Frontale, duke e ngritur për herë të parë këtë trofe në histori.
Golat për kampionët u realizuan nga Galeno (35’) dhe Franck Kessié (42’), transmeton albinfo.ch.
Ezgjan Alioski ishte titullar edhe në finalen e sotme dhe zhvilloi një 90-minutësh shumë pozitiv, duke qenë një nga lojtarët më të spikatur në fushë.
Ky është një moment krenarie për sportin shqiptar, me Alioskin që u bë futbollisti i parë shqiptar që fiton këtë trofe.
Alioski luan për Maqedoninë e Veriut.
The post Futbollisti shqiptar fiton Ligën e Kampionëve të Azisë appeared first on Albinfo.