Gazetari publikon e-mailin me akuza të rënda të mjekes: A i fshehu Manastirliu abuzimet te Onkologjiku?

Gazetari Osman Stafa ka denoncuar sot skandalin e radhës në sistemin shëndetësor, që daton në vitin 2017, gjatë kohës kur Ogerta Manastirliu mbante detyrën e Drejtoreshës së QSUT-së, pak para se të bëhej Ministre e Shëndetësisë. Ai ka publikuar e-mailin e mjekes se Shërbimit të Anatomisë Patologjike, Aida Dragoshi Decaj, që i ka dërguar Manastirliut […] The post Gazetari publikon e-mailin me akuza të rënda të mjekes: A i fshehu Manastirliu abuzimet te Onkologjiku? appeared first on Ditar.al.

Gazetari publikon e-mailin me akuza të rënda të mjekes: A i fshehu Manastirliu abuzimet te Onkologjiku?

Gazetari Osman Stafa ka denoncuar sot skandalin e radhës në sistemin shëndetësor, që daton në vitin 2017, gjatë kohës kur Ogerta Manastirliu mbante detyrën e Drejtoreshës së QSUT-së, pak para se të bëhej Ministre e Shëndetësisë.

Ai ka publikuar e-mailin e mjekes se Shërbimit të Anatomisë Patologjike, Aida Dragoshi Decaj, që i ka dërguar Manastirliut ku denonconte me akuza të rënda ndaj mjekes, Majlinda Buba Ikonomi.

Sipas denoncimit të mjekes, janë nxjerrë jashtë QSUT-së, arshiva e përgjigjeve të biopsisë, ndërsa përgjigjet e biopsive të pacientëve vonohen.

Nga denoncimi i 2017-ës ngrihen pretendime se pacientët i drejtojnë drejt klinikave dhe spitaleve private.

Në postimin e tij, gazetari Stafa ngre disa pyetje thelbësore që rëndojnë mbi ish-drejtoreshën e QSUT-së dhe Ministrinë e Shëndetësisë: “A ndërmorën hetim institucional për akuzat? A u ngrit një grup pune për të verifikuar shkeljet në sektorin e biopsive, një prej shërbimeve më jetike për pacientët me dyshime për kancer?”.

Postimi i plotë:

2017!

Ogerta Manastirliu, në datën që thotë emaili, ka qënë Drejtoreshë e QSUT-së. Pak para se të bëhej Ministre e Shëndetësisë.

Një mjeke e Anatomi Patologjisë Aida Dragoshi Decaj (sot nuk punon më aty) i dërgon një email me akuza shumë të rënda për Majlinda Buba Ikonomi, drejtoreshës së kohës, Ogerta Manastirliut.

Pyetje: A ka ndërmarrë aso kohe Ogerta Manastriliu, apo drejtori pasardhës i Qsut-së, Enkel Joti, hetim për këto akuza të forta që janë bërë ndaj Majlinda Buba Ikonomi?

A është ngritur një grup pune, për të vërtetuar ose jo, këto pretendime të një mjekeje që punonte në atë shërbim?

Në këtë shërbim bëhen biopsitë, aq të rëndësishme për pacientët e dyshuar për kancer.

Deklarimet e kesaj mjekeje janë shumë të rënda dhe kriminale. Prandaj e përsëris, a ka pasur hetime nga drejtoria e QSUT-së, apo Ministria e Shëndetësisë në këtë drejtim?

The post Gazetari publikon e-mailin me akuza të rënda të mjekes: A i fshehu Manastirliu abuzimet te Onkologjiku? appeared first on Ditar.al.