Ngacmoi seksualisht një paciente, arrestohet mjeku në Tiranë
Një mjek i Qendrës Shëndetësore nr.10 në Tiranë është arrestuar pasi akuzohet se ngacmoi seksualisht një paciente. Arrestimi erdhi pas denoncimit në emisionin investigativ “Stop” , ku mjeku e mbylli pacienten në zyrën e tij, duke kërkuar ta bindë për të kryer raport seksual. Pasi pamjet u transmetuan duke treguar ngacmimin seksual ndaj pacientes, e […] The post Ngacmoi seksualisht një paciente, arrestohet mjeku në Tiranë appeared first on Ditar.al.
Një mjek i Qendrës Shëndetësore nr.10 në Tiranë është arrestuar pasi akuzohet se ngacmoi seksualisht një paciente.
Arrestimi erdhi pas denoncimit në emisionin investigativ “Stop” , ku mjeku e mbylli pacienten në zyrën e tij, duke kërkuar ta bindë për të kryer raport seksual.
Pasi pamjet u transmetuan duke treguar ngacmimin seksual ndaj pacientes, e cila kishte shkuar për vizitë mjekësore, policia arrestoi mjekun.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare arrestuan shtetasin S. M., 56 vjeç, me profesion mjek, pasi shfaqet në pamje të transmetuara në emisionin investigativ “Stop”, duke ngacmuar seksualisht, një shtetase”, njoftoi sot policia.
Më herët, Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor njoftoi se ka liruar nga detyra mjekun.
“Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor (OSHKSH) njofton se, pas publikimit të pamjeve filmike në emisionin “STOP”, që tregojnë veprime dhe komunikime të papërshtatshme në ambientet e Qendrës së Mjekësisë Familjare Nr.10, Tiranë, është marrë masa e menjëhershme e lirimit nga detyra të mjekut S.M..
Vendimi është marrë në përputhje me Kodit e Punës dhe Rregulloren e Brendshme të OSHKSH, të cilat përcaktojnë se çdo sjellje që cenon rëndë etikën profesionale dhe parimet e mirëbesimit përbën shkelje të rëndë disiplinore dhe sjell zgjidhjen e menjëhershme të marrëdhënies së punës”, njoftoi OSHKSH.
The post Ngacmoi seksualisht një paciente, arrestohet mjeku në Tiranë appeared first on Ditar.al.
