Gërxhaliu tregon pse bojkoti i supermarketeve nuk ka efekt në Kosovë, si në Slloveni e Kroaci
Rritja e çmimit të produkteve bazë po vazhdon.E, për këtë disa herë janë ndërmarrë iniciativa për bojkot të supermarketeve. Por, sa është kjo e efektshme dhe sa mund të ndikojë në zbritje të çmimeve, siç ka ndodhur në disa vende si Kroaci e Slloveni?Lidhur me këtë, Safet Gërxhaliu, ish kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës

Rritja e çmimit të produkteve bazë po vazhdon.E, për këtë disa herë janë ndërmarrë iniciativa për bojkot të supermarketeve.
Por, sa është kjo e efektshme dhe sa mund të ndikojë në zbritje të çmimeve, siç ka ndodhur në disa vende si Kroaci e Slloveni?Lidhur me këtë, Safet Gërxhaliu, ish kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, në një intervistë për Gazeta Blic, ka folur për rritjen e çmimeve, teksa thotë se zanafilla e saj është që nga pandemia Covid-19.
“Në rend të parë duhet të kuptohet zanafilla e ngritjes së çmimeve dhe e prodhimit të inflacionit të pakontrolluar fillon që nga pandemia Covid-19 kur e kemi pasur një debalanc mes ofertës dhe kërkesës, një inflacion i tillë ka goditur edhe fuqitë më të mëdha botërore. Derisa vendet e tjera kanë hartuar strategji dhe kanë menduar si t’i minimizojnë efektet negative të inflacionit, në Kosovë askush nuk është marrë me një dukuri të tillë. Duhet të pranohet e vërteta që zhvillimi ekonomik në Kosovë është shumë më tepër një mënyrë organike se sa që është institucionale, jetohet nga Dogana dhe ATK, mbështetur nga diaspora dhe në këtë drejtim shteti ka rol shumë pak sepse nuk ka vizion dhe nuk ka strategji si ta mbështetë sektorin ekonomik në Kosovë”, thotë ai.Gërxhaliu bën krahasim të Kosovës me vendet evropiane, ku të njëjtat produkte në Kosovë kushtojnë thuajse dyfish më shtrenjtë.
Prandaj, këto çmime janë dëshmi e vërtetë e asaj se sa është e rrezikshme për orientimet në import, në vitin 2024 ne kemi importuar më tepër se 6 miliardë euro dhe Kosova vetëm eksporton para të gatshme në këmbim të mallrave dhe shërbimeve. Kur kësaj i shtohet që ne jemi duke importuar dhe kemi inflacion të heshtur dhe nuk duhet të na habitë fakti nëse i marrim 10 produkte esenciale dhe në Gjermani i paguan 54 euro, në Austri 58 euro, ndërsa në Kosovë të njëjtat do të kushtojnë 90 euro dhe për këtë nuk qan hallin askush”, ka theksuar ai.Ish kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës ka thënë se bojkoti në ditë të caktuara ndaj supermarketeve nuk prodhon efekt dhe madje sipas tij kjo ka ndikuar që të ketë rritje të qarkullimit te marketet 5-10 për qind.
“Është e vërtetë që ka paralajmërim të bojkoteve të ndryshme, mirëpo nuk mund të krahasohet Kroacia, Sllovenia, Bosna, Serbia e Maqedonia dhe Kosova, me këtë kampanjë, pasi ato kanë prodhim të zhvilluar, prodhimi vendor mund të jetë komplimentar por në Kosovë s’mund të ketë efekt një bojkot i tillë kur një ditë bojkoton dhe ditën tjetër e dyfishon apo e rrit shpenzimin e produkteve dhe jemi mësuar keq në të kaluarën që të kemi panik dhe nga fakti që mendojmë që do të ketë bojkot, e shtojmë krijimin e rezervave dhe sot falë këtyre kampanjave për bojkot kemi rritje të qarkullimit te marketet 5-10 për qind, prandaj është koha kur duhet të jemi të orientuar te prodhimi vendor, është koha kur duhet të mbështete sektori privat dhe mbi të gjitha të kemi depolitizim të ekonomisë sepse vërtetë politika e ka ngufatur çdo pore të shoqërisë kosovare”, ka deklaruar Safet Gërxhaliu