Giorgia Meloni i jep fund martesës 10 vjeçare
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, i ka dhënë fund martesës së saj 10-vjeçare. Përmes një postimi në “Facebook”, kryeministrja italiane ka njoftuar se marrëdhënia e saj me Andrea Giambrunon, ka përfunduar. Ajo e ka falenderuar atë për të gjitha vitet e mrekullueshme që kanë kaluar së bashku dhe për gjënë më të shtrenjtë që ai […] The post Giorgia Meloni i jep fund martesës 10 vjeçare appeared first on Newsbomb Albania.

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, i ka dhënë fund martesës së saj 10-vjeçare. Përmes një postimi në “Facebook”, kryeministrja italiane ka njoftuar se marrëdhënia e saj me Andrea Giambrunon, ka përfunduar.
Ajo e ka falenderuar atë për të gjitha vitet e mrekullueshme që kanë kaluar së bashku dhe për gjënë më të shtrenjtë që ai i dhuroi, vogëlushen e tyre Ginevrën.
Teksa ka theksuar se do vazhdojë që te vogëlushja e tyre të mbjellë dhe ruajë dashurinë për nënën dhe babain e saj, Meloni ka dhënë edhe një mesazh të qartë për të gjithë kundërshtarët.
“Të gjithë ata që shpresonin të më dobësonin duke më goditur në shtëpi, duhet ta dinë se sado që pika shpreson të nxjerrë gurin, guri mbetet gur dhe pika është vetëm një pikë ujë”, shkruan ndër të tjera kryeministrja.
Njoftimi i plotë i kryeminsitres:
Marrëdhënia ime me Andrea Giambrunon, e cila zgjati gati dhjetë vjet, përfundon këtu. E falënderoj për vitet e mrekullueshme që kaluam së bashku, për vështirësitë që kaluam dhe që më dha gjënë më të rëndësishme në jetën time, që është vajza jonë Ginevra. Rrugët tona kanë kohë që kanë marrë drejtime të ndryshme dhe tashmë ka ardhur koha ta pranojmë atë.
Unë do ta mbroj atë që ishim, do ta mbroj miqësinë tonë dhe do të mbroj me çdo kusht, një vajzë shtatëvjeçare që e do nënën e saj dhe e do babanë e saj, ashtu siç nuk munda të dua unë timin. Nuk kam asgjë tjetër për të thënë për këtë.
PS. Të gjithë ata që shpresonin të më dobësonin duke më goditur në shtëpi, duhet ta dinë se sado që pika shpreson të nxjerrë gurin, guri mbetet gur dhe pika është vetëm një pikë ujë.
The post Giorgia Meloni i jep fund martesës 10 vjeçare appeared first on Newsbomb Albania.