“Ik qërohu që këtej,” minatorët përzënë nga protesta Oerd Bylykbashin
Një situatë e sikletshme ka ndodhur për deputetin demokrat Oerd Bylykbashin. Teksa ka tentuar t’i bashkohet protestës së pensionistëve dhe të minatorëve, i është kërkuar menjëherë të largohet. “Ik qërohu që këtej,” dëgjohet teksa thotë një i moshuar. Sipas protestuesve, kjo nuk është një kauzë politike, prandaj nuk do të pranojnë asnjë figurë politike. Pensionistët […] The post “Ik qërohu që këtej,” minatorët përzënë nga protesta Oerd Bylykbashin appeared first on Newsbomb Albania.

Një situatë e sikletshme ka ndodhur për deputetin demokrat Oerd Bylykbashin. Teksa ka tentuar t’i bashkohet protestës së pensionistëve dhe të minatorëve, i është kërkuar menjëherë të largohet.
“Ik qërohu që këtej,” dëgjohet teksa thotë një i moshuar.
Sipas protestuesve, kjo nuk është një kauzë politike, prandaj nuk do të pranojnë asnjë figurë politike.
Pensionistët dhe minatorët janë ngritur në protestë dhe kërkojnë rritjen e pensioneve, por edhe miratimin e statusit të minatorit.
Ata kërkuan të futen edhe në seancë, por policia krijoi një kordon sigurie para parlamentit dhe për këtë arsye ka pasur dhe përplasje me forcat e rendit.
Një nga të moshuarit nga tensioni i krijuar është ndjerë keq dhe ka rënë përtokë, ndërsa qytetarët i kanë ardhur në ndihmë.
The post “Ik qërohu që këtej,” minatorët përzënë nga protesta Oerd Bylykbashin appeared first on Newsbomb Albania.