VIDEO/ Pushimet në Vlorë, hera e fundit që Meloni u pa me burrin para divorcit

Padyshim që lajmi i ditës së sotme në mediet italiane, por dhe jo vetëm është divorci i papritur i kryeministres Giorgia Meloni. Ndonëse, në reagimin e bërë mëngjesin e kësaj të premte Meloni tha se vendimi për t’i dhënë fund martesës së saj 10-vjeçare me gazetarin Andrea Giambrunon, ka qenë i menduar prej shumë kohësh […] The post VIDEO/ Pushimet në Vlorë, hera e fundit që Meloni u pa me burrin para divorcit appeared first on Newsbomb Albania.

VIDEO/ Pushimet në Vlorë, hera e fundit që Meloni u pa me burrin para divorcit

Padyshim që lajmi i ditës së sotme në mediet italiane, por dhe jo vetëm është divorci i papritur i kryeministres Giorgia Meloni. Ndonëse, në reagimin e bërë mëngjesin e kësaj të premte Meloni tha se vendimi për t’i dhënë fund martesës së saj 10-vjeçare me gazetarin Andrea Giambrunon, ka qenë i menduar prej shumë kohësh pasi çifti kishin marrë drejtime të ndryshme, ky lajm i gjeti në befasi publikun duke parë se sa të lumtur çifti shfaqeshin në daljet e tyre.

Dalja e tyre e fundit publike, e cila mori dhe vëmendjen e mediave fqinje ishte vizita që Meloni dhe bashkëshorti i saj bënë verën e këtij viti në Shqipëri.

Pasditen e 14 gushtit, Giorgia Meloni mbërriti në qytetin e Vlorës me tragetin e nisur nga Brindisi. Me ftesë të kryeministrit, Edi Rama, ajo zgjodhi bregdetin shqiptar për të kaluar disa ditë pushimi.  Në pamjet e publikuara asoj kohe në rrjet kryeministrja dhe bashkëshorti i saj u panë të lumtur dhe sikur gjithçka në marrëdhënien e tyre shkonte “vaj”.

LEXO EDHE: 10 vite martesë, audiopërgjimi që solli divorcin e kryeministres së Italisë

The post VIDEO/ Pushimet në Vlorë, hera e fundit që Meloni u pa me burrin para divorcit appeared first on Newsbomb Albania.