Gjashtë zjarre aktive, një është nën kontroll, 22 janë shuar

Gjashtë zjarre aktive, një është nën kontroll, 22 janë shuar

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar gjithsej 29 zjarre në vende të hapura, nga të cilat gjashtë janë aktive, një është nën kontroll, derisa 22 janë shuar, bën të ditur Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Zjarre aktive ka në Komunën e Studeniçanit pranë fshatrave Moranë, Vërtekicë dhe Ramni Gaber, në Komunën e Makedonski Brodit afër lokalitetit Vidush dhe fshatrat Dragov doll, Llokvicë dhe Deviç, në komunat e Velesit dhe Zelenikovës afër fshatrave S’lp, Gorno sello, Karabunishtë, Buzallkovë, Dobrinë dhe Tisovicë, në komunat Jegunoc dhe Saraj afër fshatrave Kopanicë, Tudencë dhe Bojanë, në komunën e Prilepit pranë fshatit Canishtë dhe në komunën e Dollnenit afër fshatrave Vrançe dhe Belo pole.

Nën kontroll është zjarri në deponinë në Dellçevë.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.