Gjendet bombë e Luftës së Dytë Botërore, mijëra persona evakuohen nga Dresdeni
Rreth 10 mijë persona janë evakuuar nga qyteti i Dresdenit, në Gjermani, pas zbulimit të një bombe të kohës së Luftës së Dytë Botërore. Mjeti luftarak u gjet gjatë shembjes së një ure në afërsi të qendrës historike të qytetit dhe autoritetet vendosën çaktivizimin e tij në vendin e ngjarjes. Dresdeni ka qenë objekt i […] The post Gjendet bombë e Luftës së Dytë Botërore, mijëra persona evakuohen nga Dresdeni appeared first on Albinfo.

Rreth 10 mijë persona janë evakuuar nga qyteti i Dresdenit, në Gjermani, pas zbulimit të një bombe të kohës së Luftës së Dytë Botërore.
Mjeti luftarak u gjet gjatë shembjes së një ure në afërsi të qendrës historike të qytetit dhe autoritetet vendosën çaktivizimin e tij në vendin e ngjarjes.
Dresdeni ka qenë objekt i fushatave të shumta të bombardimeve gjatë luftës, mes të cilave spikat ajo e shkurtit të vitit 1945, kur aleatët hodhën 4 mijë bomba, duke e lënë qendrën e qytetit të shkatërruar dhe duke vrarë 25 mijë persona.
Ura Karola, e cila shtrihet mbi lumin Elbe, mbeti e dëmtuar kur u shemb në shtator. Për këtë arsye, ajo u shemb e tëra në mënyrë të kontrolluar për t’u zëvendësuar nga një urë e re.
The post Gjendet bombë e Luftës së Dytë Botërore, mijëra persona evakuohen nga Dresdeni appeared first on Albinfo.