Gjermani: Si do shpenzohet huaja prej një trilionë eurosh?
Gjermania ka miratuar një paketë huash prej 1 trilion eurosh, e cila do të shpenzohet në dymbëdhjetë vitet e ardhshme për mbrojtjen, infrastrukturën dhe mbrojtjen e klimës. Nga kjo shumë, 500 miliardë euro do të përdoren për projekte klimatike, ndërsa pjesa tjetër do të destinohet për modernizimin e Bundeswehr-it dhe infrastruktures kombëtare, duke përfshirë ndërtimin […] The post Gjermani: Si do shpenzohet huaja prej një trilionë eurosh? appeared first on Albinfo.

Gjermania ka miratuar një paketë huash prej 1 trilion eurosh, e cila do të shpenzohet në dymbëdhjetë vitet e ardhshme për mbrojtjen, infrastrukturën dhe mbrojtjen e klimës. Nga kjo shumë, 500 miliardë euro do të përdoren për projekte klimatike, ndërsa pjesa tjetër do të destinohet për modernizimin e Bundeswehr-it dhe infrastruktures kombëtare, duke përfshirë ndërtimin e rrugëve dhe rinovimin e sistemit hekurudhor.
Eksperiencat e mëparshme me projektet e mëdha ndërtimore në Gjermani, si Aeroporti i Berlinit, salla e koncerteve Elbphilharmonie në Hamburg dhe stacioni hekurudhor Shtutgart 21, ngjallin shqetësime mbi menaxhimin e këtij investimi gjigant. Procedurat e ndërlikuara të miratimit, gabimet e planifikimit dhe mungesa e materialeve shpesh i kanë kthyer projektet e mëdha në katastrofa financiare, shkruan DW.
Qeveria e ardhshme e mundshme e CDU/CSU dhe SPD ka miratuar ndryshime kushtetuese që mundësojnë këto shpenzime të paprecedenta. Shoqata Gjermane e Tatimpaguesve (BdSt) e ka quajtur këtë vendim një gabim, duke theksuar se problemi kryesor nuk është mungesa e financimeve, por burokracia e tepruar dhe strukturat joefikase. Ekonomistja Veronika Grimm ka paralajmëruar se paratë mund të mos shpenzohen shpejt, për shkak të vonesave në miratime dhe planifikim.
Industria e ndërtimit në Gjermani ka hasur vështirësi në vitet e fundit, me rënie të konsiderueshme të porosive. Shumë kompani janë ankuar për procedurat e gjata të miratimit, ndërsa instituti ifo ka vlerësuar se burokracia i kushton ekonomisë gjermane deri në 146 miliardë euro në vit. Një shqetësim shtesë është edhe mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar. Një studim i Fondacionit Bertelsmann sugjeron se Gjermania do të ketë nevojë për rreth 288,000 punëtorë të huaj çdo vit deri në vitin 2040.
Për modernizimin e Bundeswehr-it, armatimi dhe pajisjet ushtarake do të blihen me shpejtësi të lartë, duke sjellë përfitime të konsiderueshme për kompani si Rheinmetall dhe Airbus. Ndërkohë, Deutsche Bahn ka nisur projektin më të madh të rinovimit në historinë e saj, me plane për të investuar 290 miliardë euro deri në vitin 2034. Po ashtu, Ministria Federale e Transportit vlerëson se 140 miliardë euro do të nevojiten vetëm për të mirëmbajtur rrugët kryesore të vendit, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa Gjermania miraton këto investime të jashtëzakonshme, borxhi publik ka arritur në 1.7 trilion euro. Pagesat e interesit janë aktualisht 34 miliardë euro në vit, por sipas Zyrës Federale të Auditimit, shpenzimet do të rriten me 37 miliardë euro në vit pas vitit 2035. Kjo ka ngritur shqetësime mbi qëndrueshmërinë financiare të vendit në afatgjatë.
Përderisa investimi synon të rigjallërojë ekonominë dhe të përforcojë infrastrukturën, mbetet për t’u parë se si do të menaxhohet ky fond gjigant dhe cilat do të jenë efektet e tij reale në zhvillimin ekonomik të Gjermanisë, shkruan DW.
The post Gjermani: Si do shpenzohet huaja prej një trilionë eurosh? appeared first on Albinfo.