Gjermania po shqyrton rikthimin e shërbimit ushtarak të detyrueshëm
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka deklaruar se vendi i tij mund të rivendosë shërbimin ushtarak të detyrueshëm që nga viti i ardhshëm, nëse forcat e armatosura nuk arrijnë të rekrutojnë numrin e mjaftueshëm të ushtarëve vullnetarë. Pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022, Gjermania, si anëtare e NATO-s, po kërkon të forcojë […] The post Gjermania po shqyrton rikthimin e shërbimit ushtarak të detyrueshëm appeared first on Albinfo.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka deklaruar se vendi i tij mund të rivendosë shërbimin ushtarak të detyrueshëm që nga viti i ardhshëm, nëse forcat e armatosura nuk arrijnë të rekrutojnë numrin e mjaftueshëm të ushtarëve vullnetarë.
Pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022, Gjermania, si anëtare e NATO-s, po kërkon të forcojë ushtrinë e saj. Sipas Bundeswehr-it, nevojiten rreth 100.000 ushtarë shtesë për të përmbushur angazhimet ndaj aleancës, përcjell albinfo.ch.
Qeveria koalicionare, ku partia e Kristiandemokratëve bashkëpunon me socialdemokratët, është e hapur ndaj mundësisë së rikthimit të shërbimit të detyrueshëm, i cili u pezullua në vitin 2011 me qëllim profesionalizimin dhe zvogëlimin e ushtrisë.
Pistorius ka paralajmëruar se një projektligj i ri për shërbimin ushtarak mund të paraqitet deri më 1 janar 2026, nëse situata kërkon këtë masë.
The post Gjermania po shqyrton rikthimin e shërbimit ushtarak të detyrueshëm appeared first on Albinfo.