Gjesti ngatërron Çerçiz Topullin me Jezusin
Mbrëmjen e sotme, banorët e ‘Big Brother VIP Albania’ kanë marrë një surprizë të veçantë me veshje me simbole dhe figura historike shqiptare. Një nga dhuratat që tërhoqi më shumë vëmendje ishte një bluze e dhuruar për Gjestin, në të cilin ishin tre figura historike: Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, komandanti legjendar Adem Jashari dhe luftëtari […]

Mbrëmjen e sotme, banorët e ‘Big Brother VIP Albania’ kanë marrë një surprizë të veçantë me veshje me simbole dhe figura historike shqiptare.
Një nga dhuratat që tërhoqi më shumë vëmendje ishte një bluze e dhuruar për Gjestin, në të cilin ishin tre figura historike: Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, komandanti legjendar Adem Jashari dhe luftëtari patriot Çerçiz Topulli.
Por Gjesti, duke parë figurat, kishte vështirësi të njihte Çerçiz Topullin.
Për shkak të stilit të animuar të vizatimit, ai e ngatërroi me Jezusin, duke ngjallur reagime dhe të qeshura mes banorëve.
Më pas banorët i treguan se cila figurë ishte në bluze.