Gjimnazistët në Elbasan bojkotojnë mësimin dhe dalin në protestë (VIDEO)
Ka nisur mëngjesin e sotëm protesta në Elbasan, ku të rinjtë, kryesisht gjimnazistë, kanë lënë shkollën dhe kanë bojkotuar mësimin, duke dalë në revoltë.
Sipas pamjeve, grupe të rinjsh po marshojnë në rrugët e qytetit, ndërsa ende nuk dihet se cili do të jetë destinacioni i tyre.
Protestat në qytetet e vendit vijojnë sot në ditën e dytë, ndërsa në Tiranë ato kanë hyrë në ditën e katërt, të cilat janë shoqëruar me tensione, shoqërime në polici dhe dhunë.
The post Gjimnazistët në Elbasan bojkotojnë mësimin dhe dalin në protestë (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



