Gjithçka që ndodh, në kohë reale: Maqedonia e Veriut voton, mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, u hapën vendvotimet
Në Maqedoninë e Veriut sot mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve të teta lokale që nga pavarësia e vendit. Gjithsej 1,013,375 votuesish kanë të drejtë vote. Zgjedhjet për kryetar komune mbahen në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, ndërsa zgjedhja e këshilltarëve përsëritet në tre qendra votimi në Komunën Shuto Orizarë për shkak të […]

Në Maqedoninë e Veriut sot mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve të teta lokale që nga pavarësia e vendit. Gjithsej 1,013,375 votuesish kanë të drejtë vote. Zgjedhjet për kryetar komune mbahen në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, ndërsa zgjedhja e këshilltarëve përsëritet në tre qendra votimi në Komunën Shuto Orizarë për shkak të parregullsive të identifikuara në votimin e 19 tetorit, shkruan Portalb.mk.
Kutitë e votimit u hapën në ora 07 të mëngjesit.
Më poshtë mund të ndiqni të gjitha zhvillimet e ditës së zgjedhjeve, minutë pas minuti. Klikoni linkun për të lexuar detajet për secilin titull.
08:30 – Prani policore dhe dronë rreth qendrave të votimit
08:15 – Nuk votohet në Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë
07:50 – RMV, këto persona nuk kanë të drejtë vote në zgjedhjet e sotme
07:40 – Si duhet të reagojë qytetari nëse i mohohet e drejta e votës në Maqedoninë e Veriut?
07:20 – Dalja e votuesve në të gjitha zgjedhjet lokale të RMV-së 1996-2021 (Infografik)
07:10 – Numri i votuesve të regjistruar në të gjitha zgjedhjet lokale të RMV-së 1996-2025 (Infografik)
7:00 – Filloi votimi. Të drejtë vote kanë 1,013,375 votues.
Heshtje zgjedhore
Heshtja zgjedhore është në fuqi ende, ajo fillon një ditë para zgjedhjeve.
Heshtja mbaron në ora 19, kur mbyllen kutitë në ditën e votimeve. Kjo nënkupton se propaganda, agjitimi partiak, fushata dhe shkelje tjera të Kodit Zgjedhor janë rreptësishtë të ndaluara.
Gjatë heshtjes zgjedhore informohet për zgjedhjet dhe rrjedhën e votimeve, por ndërpriten të gjitha format e paraqitjes zgjedhore mediatike.
Sipas Kodit Zgjedhor, si shkelje e heshtjes zgjedhore vlerësohet emetimi i informatave të çdo lloji, fotografive, materialeve audio dhe audio-vizuale lidhur me, ose të cilat kanë marrë pjesë në zgjedhjet, çdo formë të raportimit mediatik të cilat janë në funksion të hapur ose të fshehtë të ndonjë fushate zgjedhore dhe mund të ndikojnë mbi vendimet e votuesve, të dhëna me të cilat e zbulojnë identitetin e subjekteve politike dhe/ose të individëve të përfshirë në incidente ose parregullsi tjera në ditën e votimeve, si dhe paraqitje nga kandidatë në procesin zgjedhor, nga përfaqësues të partive politike dhe nga bartës të funksioneve në organet e pushtetit.
Votuan personat e burgosur të sëmurë dhe të pafuqishëm
Dje, 1 nëntor, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve RMV (KSHZ) njoftoi se nga gjithsej 4.826 persona të sëmurë ose të pafuqishëm që kanë të drejtë të votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. deri në orën 20:00, të drejtën e votës e kanë realizuar 3327 votues.
Në 14 institucionet ndëshkimore-korrektuese, ku të drejtë vote kanë 1.256 persona që vuajnë dënim me burgim ose janë në paraburgim, deri në orën 18:30 kanë votuar 588 votues.
Nga 214 persona të vendosur në institucione të përkujdesjes jashtëfamiljare, deri në orën 18:30 kanë votuar 125 votues.
Procesi i votimit për të gjitha këto kategori votuesish u zhvillua pa pengesa dhe pa asnjë parregullsi.
Rezultati i rrethit të parë të zgjedhjeve
Në rrethin e parë të zgjedhjeve të teta lokale në Maqedoninë e Veriut u zgjodhën 44 kryetarë komunash, në raundin e parë VMRO-DPMNE ka fituar 33 kryetarë komunash që në rrethin e parë, VLEN 5, AKI 3 dhe LSDM 3. Rreth të dytë do të ketë në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, ndërsa në 4 nuk është arritur cenzusi.
VMRO-DPMNE ka kryetarë komunash në 33 komuna edhe atë: Berovë, Manastir, Bosilovë, Butel, Vasilevë, Vevçan, Veles, Gazi Babë, Gjevgjeli, Gjorçe Petrov, Gradsko, Dellçevë, Demir Hisar, Zelenikovë, Ilinden, Jegunovcë, Kavadar, Karbinc, Kisella Vodë, Kratovë, Novac, Novo Sella, Ohri, Petrovec, Pehçeva, Prilep, Radovish, Resnja, Sveti Nikolla, Sopishte, Strumicë, Shtip, Staro Nagoriçan.
Në rrethin e parë për kryetarë komunash nga koalicioni VLEN u zgjodhën: Izet Mexhiti në Çair, Blerim Sejdiu në Zhelinë, Daut Memishi në Tearcë, Muhamet Elmazi në Saraj dhe Daut Beqiri në Haraçinë
Në rrethin e parë për kryetarë komunash nga koalicioni AKI u zgjodhën: Erkan Arifi në Likovë, Suat Shaqiri në Çashkë, Alija Jaoski në Pllasnicë.
Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) fitoi në tre komuna, Bogdanc, Kriva Pallankë, Krivogashtan.
Zgjedhjet dështuan në katër komuna, Qendër Zhupë, Vrapçisht dhe Mavrovë Rostushë pasi nuk u arrit censusi të paktën një e treta e votuesve të regjistruar nuk dolën në votime. Në Gostivar cenzusi nuk u arrit për rreth 20 vota.
Rezultati i 2021
Zgjedhjet e fundit lokale në Maqedoninë e Veriut u mbajtën në dy runde në tetor 2021. Të drejtë votimi kishin 1.824.864 banorë të RMV-së. Në rrethin e parë dalja e votuesve ka qenë 50.57%, ndërkaq në rrethin e dytë 50.69%.
Gjatë katër viteve të fundit, numri më i madh i vendeve të kryetarëve të komunave (42) i përkasin koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE. Kryetarët e komunave të mbështetur nga koalicioni i udhëhequr nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) drejtuan 16 komuna, ndërsa kryetarët e mbështetur nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) drejtuan 11. Koalicioni midis Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës fitoi 2 mandate të kryetarëve, BESA – 2, dhe koalicioni LDP/DOM, PDSH dhe GROM nga një. Tre vende të kryetarëve të komunave u fituan nga kandidatë të pavarur.
Në këshillat komunalë mbizotëroi koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, i cili fitoi 469 vende të këshilltarëve, koalicioni i LSDM-së – 402, ndërsa BDI – 167. Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kishte 81 këshilltarë, E Majta (Levica) – 49, BESA – 36, ndërsa koalicioni i DOM-it dhe LDP-së – 29 këshilltarë. Kandidatët e pavarur u përfaqësuan me gjithsej 67 vende të këshilltarëve.
