Sela: Gjuha shqipe flitet këtu prej 8 mijë vitesh, do të luftojmë për barazi kushtetuese

Sela: Gjuha shqipe flitet këtu prej 8 mijë vitesh, do të luftojmë për barazi kushtetuese

Sela: Gjuha shqipe flitet këtu prej 8 mijë vitesh, do të luftojmë për barazi kushtetuese

Kryetari i ASH-Sela, Ziadin Sela, në prag të protestës së studentëve në Shkup, ka shprehur mbështetje të plotë për kërkesën e tyre që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe. Në një shërbim të veçantë, Sela ka theksuar rëndësinë historike dhe simbolike të gjuhës shqipe, duke kërkuar barazi të plotë me gjuhët e tjera në vend.

Thënie të forta për gjuhën shqipe

Shkrimi i plotë i Selës:

Më rastësisht shpesh, gjatë debateve politike, por edhe në biseda të zakonshme mes miqsh – shqiptarë të dëgjoj një tezë të imponuar, të kuptueshme edhe të rrezikshme?! Thonë, deri kur do të merremi me gjuhën shqipe?

Ju përgjigjem:

– Deri kur gjuhës që flitet në këtë tokë më se 8000 vjet, asaj të thuhet Gjuhë Shqipe me kushtetutë.

– Deri kur Gjuha Shqipe të jetë tërësisht e barabartë me gjuhën e ardhur më vonë në këtë tokë.

– Edhe pasi të jetë e barabartë do të merremi, sepse është e jona, është në habitatin e vet në shtëpinë e saj.

– Edhe më pastaj, sepse mendojmë, shprehemi, ëndërrojmë dhe ndërtojmë ardhmërinë tonë në gjuhën tonë.

– Edhe më tutje, sepse është e nënës dhe e babait, e gjyshes dhe e gjyshit, e vajzës e djalit, është e studentëve.

– Edhe përherë, sepse je ti, je gjuha që flet, është fjala e parë që duhet të flasësh në shqip para një të panjohuri apo i huaj qoftë, të të njoh kush je e ç`identitet ke.

– Sepse kur e humb nuk je më, nuk ekziston, je asimiluar…

Sot është 18 maji, dita kur një brez i ri merr përsipër kauzën në mbrojtje të Gjuhës Shqipe. Jo për ta tregtuar, jo për ta shkëmbyer me pushtet si dje dhe si sot! Jo për ta shpallur të mbyllur diçka që jeton dhe do të jetojë bashk me ne. Por për ti dhënë shpirt, për ta mbajtur të pastër dhe të pastër ta dorëzoj te brezi i ri nesër.

Me pak fjalë

Ziadin Sela ka shprehur mbështetje të plotë për kërkesën e studentëve për barazi gjuhësore, duke theksuar se gjuha shqipe, e cila flitet në këtë rajon për më shumë se 8 mijë vjet, duhet të jetë e barabartë me gjuhët e tjera në Kushtetutë. Ai ka bërë thirrje për mbrojtjen e identitetit shqiptar përmes gjuhës amtare.

Personat e përmendur


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.