Gjykata e Lartë dha vendimin për Ilir Metën

Gjykata e Lartë ka lënë përsëri në burg ish-presidentin Ilir Meta. Kjo vjen pasi Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e dytë ndaj Metës për zëvendësimin e masës së sigurisë, raporton Euronews. Ish-presidenti kërkon ndryshimin e masës së sigurisë nga “arresti me burg” në një masë më të butë. Ilir Meta akuzohet për veprat penale “korrupsion […]

Gjykata e Lartë dha vendimin për Ilir Metën
Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. Foto nga Ilir Meta (Facebook)

Gjykata e Lartë ka lënë përsëri në burg ish-presidentin Ilir Meta. Kjo vjen pasi Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e dytë ndaj Metës për zëvendësimin e masës së sigurisë, raporton Euronews.

Ish-presidenti kërkon ndryshimin e masës së sigurisë nga “arresti me burg” në një masë më të butë.

Ilir Meta akuzohet për veprat penale “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”.