Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e SPAK, kalon për gjykim dosja e Lefter Allës, ish-kryebashkiakut të Bulqizës
Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Spak për kalimin në gjykim të dosjes së ish-kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla dhe 12 të akuzuarve të tjerë, për tenderin prej rreth 3 milion eurosh të një ujësjellësi në qytet. Ish Kryebashkiaku i Bulqizëz kishte kërkuar pushim të çështjes gjë e cila u rrëzua nga togat e […] The post Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e SPAK, kalon për gjykim dosja e Lefter Allës, ish-kryebashkiakut të Bulqizës appeared first on Ditar.al.

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Spak për kalimin në gjykim të dosjes së ish-kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla dhe 12 të akuzuarve të tjerë, për tenderin prej rreth 3 milion eurosh të një ujësjellësi në qytet. Ish Kryebashkiaku i Bulqizëz kishte kërkuar pushim të çështjes gjë e cila u rrëzua nga togat e zeza.
Lefter Alla bashkë me 10 të tjerë kanë kërkuar gjykim të shkurtuar ndërsa vetëm dy nga të akuzuarit kërkuan gjykim të zakonshëm, kërkesa të cilat do të shqyrtohen me zgjedhjen e trupës gjyqësore. Spak thotë thotë se 7 zyrtarët akuzohen për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre, ndërsa biznesmeni Aqif Konesha, mik i Allës që fitoi tenderin dhe personat e tjerë akuzohen për falsifikim të dokumentave, vulave dhe stampave.
Ish kryebashkiaku Socialiat Lefter Alla dyshohet në bashkëpunim me ish-zyrtarët e tjerë favorizoi dy kompani gjatë procedurës së prokurimit publik me qëllim që më pas punimet për ujësjellësin t’i kryejë kompania ‘OE 2AF Albania shpk’, e cila është në administrimin e të afërmit të Allës, Aqif Konesha. Kompanitë që dolën fituese të tenderit kishin ‘BOE Egland shpk’ dhe ‘BE-IS shpk’. Në këtë tender bëhej fjalë për “Ndërtimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ , Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”, me vlerë rreth 3 mln euro, me afat kohor 10 mujor. Kompanitë që dolën fituese të tenderit kanë si administrator Rasim Dacin, për ‘BOE Egland shpk’, ndërsa administratori i ‘BE-IS shpk’, është Kastriot Ibrahimaj.
Gjatë seancave në GJKKO vetë Alla është shprehur se janë akuza politike dhe se është më mirë që t’i thonin të hapte krahun.
The post Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e SPAK, kalon për gjykim dosja e Lefter Allës, ish-kryebashkiakut të Bulqizës appeared first on Ditar.al.