“Bursa për degët prioritare”, qeveria tallet me studentët, ndryshon vendimin pas regjistrimeve

Në qershor të këtij viti qeveria shqiptare publikoi në Fletoren Zyrtare vendimin se të gjithë studentët që do të zgjidhnin degët prioritare do të përfitojnë bursë sa paga minimale, pa kriter mesatareje. Mirëpo ky vendim i Këshillit të Ministrave duket se ka qenë sa për të joshur studentët pasi me regjistrimin e tyre në fakultete, […] The post “Bursa për degët prioritare”, qeveria tallet me studentët, ndryshon vendimin pas regjistrimeve appeared first on Ditar.al.

“Bursa për degët prioritare”, qeveria tallet me studentët, ndryshon vendimin pas regjistrimeve

Në qershor të këtij viti qeveria shqiptare publikoi në Fletoren Zyrtare vendimin se të gjithë studentët që do të zgjidhnin degët prioritare do të përfitojnë bursë sa paga minimale, pa kriter mesatareje.

Mirëpo ky vendim i Këshillit të Ministrave duket se ka qenë sa për të joshur studentët pasi me regjistrimin e tyre në fakultete, gjërat kanë ndryshuar.

Në Fakultetin Bujqësor në Korçë, i cili çdo vit diskutonte mbylljen, për shkak se numri i studentëve vetëm ulej, këtë vit jo vetëm që janë plotësuar kuotat por ka kërkesa më të larta.

Mirëpo sipas dekanit të fakultetit, këtë mbështetje pritet ta marrin vetëm studentët që kanë rezultate shumë të mira.

Gjithashtu sipas Euroneës Albania, jo të gjithë studentët e regjistruar në këto programe studimi do të mbështeten ekonomikisht, por do të funksionojë me kuota.

Një fakt i tillë u pranua dje edhe nga dekani i Fakultetit Bujqësor në Korçë, i cili tha se këtë mbështetje pritet ta marrin vetëm studentët me rezultate shumë të mira në këto degë prioritare.+

“Në fillim kështu e kemi kuptuar por tani po thuhet se nuk ka dalë udhëzimi përkatës por po thuhet se jo 100% do ta përfitojnë atë, ndihmën ekonomike do ta marrin vetëm ata që janë me rezultate shumë të mira. Nuk e dimë sa sepse do të ketë një shpërndarje të kuotave për çdo universitet dhe universitetet më vendim senati do ti shpërndaje ato drejt fakulteteve. Ne kemi kërkuar të jetë në proporcion me numrin e studentëve të regjistruar.

Në një bisedë që kemi pasur me rektorin jo 100% do ta përfitojnë atë. Studentët nuk e kanë pasur këtë informacion sepse u tha shumë më vonë sesa doli VKM,” – u shpreh Gjergji Mero, dekani i Fakultetit të Bujqësisë në Korçë.

The post “Bursa për degët prioritare”, qeveria tallet me studentët, ndryshon vendimin pas regjistrimeve appeared first on Ditar.al.