Prezantohet “Beteja për 20 përqindëshin”, libri që hedh dyshime për një plan për greqizimin e popullsisë në jug

Prej pak javësh ka nisur censusi i popullsisë dhe banesave në Shqipëri, e bashkë me të kanë rilindur një sërë debatesh që kanë të bëjnë me vetëidentifikimin etnik dhe përqindjen e pakicave në hapësira të caktuara të vendit. Janë dy bashki në jug, ajo e Himarës dhe Konispolit, që paraqesin rrezik për vetëdeklarim të rremë […] The post Prezantohet “Beteja për 20 përqindëshin”, libri që hedh dyshime për një plan për greqizimin e popullsisë në jug appeared first on Ditar.al.

Prezantohet “Beteja për 20 përqindëshin”, libri që hedh dyshime për një plan për greqizimin e popullsisë në jug

Prej pak javësh ka nisur censusi i popullsisë dhe banesave në Shqipëri, e bashkë me të kanë rilindur një sërë debatesh që kanë të bëjnë me vetëidentifikimin etnik dhe përqindjen e pakicave në hapësira të caktuara të vendit.

Janë dy bashki në jug, ajo e Himarës dhe Konispolit, që paraqesin rrezik për vetëdeklarim të rremë të banorëve si grekë.

Lidhur me këtë, studiuesi dhe profesori i asociuar në Marrëdhënie Ndërkombëtare, Ardit Bido ka prezantuar ditën e djeshme një libër, ku flet për betejën mbi 20 përqindshin dhe për një plan grek për t’I greqizuar këto dy bashki.

Autori, i cili mban edhe postin e drejtorit të Arkivave (DPA), në këtë studim paraqet arsyet pse në Himarë dhe Konispol ka individë që vetëidentifikohen grekë dhe analizon të dhënat demografike për të prodhuar statistikat se sa ata janë. Për herë të parë, paraqiten të dhënat e kombësisë nga regjistri i gjendjes civile, si dhe numri minimal dhe maksimal i atyre që kanë kombësi shqiptare në regjistër por vetëidentifikohen grekë që nuk i kalojnë 15% në asnjë prej dy bashkive.

Prezantimi u bë në formën e një forumi të hapur, me moderimin e gazetarit Aleksandër Çipa, në praninë e ish-presidentëve të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi, të nënkryetares së Kuvendit, Ermonela Felaj, të një grupi parlamentarësh të mazhorancës dhe të opozitës, akademikësh, të studiuesve të historisë, të përfaqësuesve të klerit dhe të qarqeve diplomatike.

Në fjalën e marrë autori shpjegoi se shtysa për realizimin e këtij studimi ishte identifikimi i grupimeve të caktuara të popullsisë shqiptare me identitet fluid.

“Fluiditeti i identitetit etnik është një koncept shkencor, shumë pak i trajtuar në Ballkan, nuk është vetëm tek ne. Në Ballkan është shumë pak i trajtuar, ku ne lidhim automatikisht popullsinë me origjinën. Për të dalë rrjedhimisht në përfundime statistikore të besueshme, të cilat na japin një ide më të qartë se sa janë individët që ndihen në një etni të caktuar”, tha Bido. Ai theksoi riskun e vetëdeklarimit të rremë në censusin 2023, siç ka ndodhur në një fshat në censusin e vitit 2011, duke rrëfyer implikimet politike që do të kishte Shqipëria nëse artificialisht numri i pakicës greke tejkalon 20%, që statistikisht është e pamundur edhe përmes vetëidentifikimit.

Kjo do të bënte që nga Qafë Bota në Llogara të duhet të ngrihej flamuri grek krah atij shqiptar në institucionet shtetërore dhe greqishtja të bëhej gjuhë e dytë zyrtare me tabela e shkolla dygjuhëshe duke prodhuar një varësi afatgjatë të Shqipërisë nga Athina zyrtare.

Në panelin e diskutimit, krahas autorit, morën pjesë prof. dr. Ksenofon Krisafi, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, prof. dr. Paskal Milo, prof. dr. Irakli Koçollari, prof. dr. Eva Hyskaj dhe prof. dr. Fatmir Mema.

Prof. Dr. Ksenofon Krisafi theksoi se përgjegjësia për vetëdeklarim objektiv i përket organeve shtetërore. “Nuk mund të thuash ti që unë jam kinez, tajlandez se kështu më mbushet mendja mua tani, por duhet objektivisht të vërtetosh dhe kjo është detyrë e shtetit, në këtë rast e zyrave civile dhe të autoriteteve të tjera që janë të ngarkuara me këtë çështje” u shpreh Krisafi.

Në vijim të diskutimit Prof. Dr. Milo nënvizoi se problematikat e adresuara në libër duhet të gjejnë zgjidhje nga elitat politike dhe akademike. “Ne duhet të jemi realistë mbi disa realitete lokale, veçanërisht në tre fshatrat greqishtfolëse të Bashkisë Himarë dhe duhet të nisemi gjithnjë nga parimet e Konventës Kuadër për Pakicat” tha professor Paskal Milo.

The post Prezantohet “Beteja për 20 përqindëshin”, libri që hedh dyshime për një plan për greqizimin e popullsisë në jug appeared first on Ditar.al.