Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Rama sulmon Gjykatën e Hagës: Ka dalë nga shinat mbi të cilat u ngrit!
Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka reaguar sërish në lidhje me procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-drejtuesve të UÇK-së në Hagë. Rama ka sulmuar Gjykatën e Hagës, duke thënë se ka dalë nga shinat mbi të cilat u ngrit, ndërsa e cilësoi të padrejtë dhe të turpshëm faktin që “shpëtimtarët e […] The post Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Rama sulmon Gjykatën e Hagës: Ka dalë nga shinat mbi të cilat u ngrit! appeared first on Ditar.al.
Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka reaguar sërish në lidhje me procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-drejtuesve të UÇK-së në Hagë.
Rama ka sulmuar Gjykatën e Hagës, duke thënë se ka dalë nga shinat mbi të cilat u ngrit, ndërsa e cilësoi të padrejtë dhe të turpshëm faktin që “shpëtimtarët e një kohe kur vetë ekzistenca e Kosovës ishte në tehun e thikës” po përballen sot me drejtësinë ndërkombëtare, për të dëshmuar se “lufta për liri nuk është krim”.
Më tej kreu i qeverisë shqiptare thotë se emri i Hashim Thaçit do të mbetet përgjithnjë si emri i njeriut që u bë njësh me fatin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Postimi i Ramës:
A nuk është e tmerrshme ta mendosh se shpëtimtarët e një kohe kur vetë ekzistenca e Kosovës ishte në tehun e thikës së gjatë të padrejtësisë historike ndaj shqiptarëve, duhet të paraqiten para një gjykate të dalë krejt nga shinat mbi të cilat u ngrit, për të dëshmuar se lufta për liri nuk është krim, se rebelimi ndaj një diktature nacional-socialiste nuk është faj, se shteti i ri e sovran i Kosovës nuk ka dalë nga barku i një ndërmarrjeje kriminale, po nga gjaku i një ushtrie çlirimtare?!
Çfarë turpi për drejtësinë ndërkombëtare dhe edhe më zi për shqipsharësit digjitalë, tifozë të verbuar prej budallakisë kinse patriotike, që edhe mbrapa hekurave të kësaj padrejtësie ulëritëse, e shohin dhe trajtojnë Hashim Thaçin si armik politik, duke uruar të mos dalë më kurrë prej aty; ndërkohë që kur atyre t’u jetë harruar nami e nishani dhe asaj gjykate t’i ketë mbetur vetëm njolla e turpit të historisë, emri i Hashimit do të mbetet përgjithnjë si emri i njeriut që u bë njësh me fatin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
The post Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Rama sulmon Gjykatën e Hagës: Ka dalë nga shinat mbi të cilat u ngrit! appeared first on Ditar.al.
