Goditet nga rrufeja një shtëpi në Shkodër, bëhet ‘shkrumb’ nga flakët

Situata e rënduar nga kushtet atmosferike është shoqëruar me një incident të rëndë gjatë natës në fshatin Preknicaj të Shkrelit, në Malësinë e Madhe, ku rreth orës 02:00 një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët. Shtëpia e shtetasit Z.P është djegur plotësisht pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Fatmirësisht, nuk ka

Goditet nga rrufeja një shtëpi në Shkodër, bëhet ‘shkrumb’ nga flakët
Goditet nga rrufeja një shtëpi në Shkodër, bëhet ‘shkrumb’ nga flakët

Goditet nga rrufeja një shtëpi në Shkodër, bëhet ‘shkrumb’ nga flakët

Situata e rënduar nga kushtet atmosferike është shoqëruar me një incident të rëndë gjatë natës në fshatin Preknicaj të Shkrelit, në Malësinë e Madhe, ku rreth orës 02:00 një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët.

Shtëpia e shtetasit Z.P është djegur plotësisht pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar. Hetimet paraprake tregojnë se zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një rrufe, si pasojë e aktivitetit të shtuar elektrik në atmosferë gjatë 24 orëve të fundit, shkruan vizionplus.tv.

Grupet e punës të bashkive, bashkë me Emeergjencat Civile dhe Forcat e Ushtrisë, grupet e OSHEE dhe të institucioneve të tjera janë në gatishmëri për çdo situatë emergjente.