Goditi me makinë një 11-vjeçare në Shkup dhe iku nga vendi i ngjarjes, Policia arrestoi autorin
Njësitë e njësisë speciale policore të SPB Shkup mbrëmë privuan nga liria shoferin i cili tre ditë më parë goditi një të mitur 11-vjeçare në rrugën “Pero Nakov” në Shkup dhe iku nga vendi i ngjarjes, transmeton Portalb.mk. Vajza u dërgua në Qendrën Klinike “Nëna Terezë”, ku mjekët përcaktuan se ajo kishte pësuar lëndime të […]

Njësitë e njësisë speciale policore të SPB Shkup mbrëmë privuan nga liria shoferin i cili tre ditë më parë goditi një të mitur 11-vjeçare në rrugën “Pero Nakov” në Shkup dhe iku nga vendi i ngjarjes, transmeton Portalb.mk.
Vajza u dërgua në Qendrën Klinike “Nëna Terezë”, ku mjekët përcaktuan se ajo kishte pësuar lëndime të rënda trupore nga goditja.
Siç njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), bëhet fjalë për një banor 59-vjeçar të Shkupit me inicialet B.R., i cili u ndalua mbrëmë rreth orës 19:30, pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, policia gjeti atë dhe automjetin.
Banori i Shkupit dyshohet se më 28 tetor, rreth orës 20:30, ka goditur një të mitur 11-vjeçare në rrugën “Pero Nakov”, pas së cilës është larguar nga vendi i ngjarjes me automjetin.
“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, u ndërmorën masa dhe aktivitete përkatëse dhe shoferi dhe automjeti u gjetën, ndërsa B.R. u ndalua në stacionin policor me urdhër të prokurorit publik”, tha Ministria e Brendshme në një deklaratë.
Ata shtuan se pas dokumentimit të rastit, kundër personit do të ngrihen kallëzime penale përkatëse.
