Grenell: Kushtetuta e Kosovës është e qartë, Kuvendi konstituohet brenda 30 ditësh – Janë bërë 50

Grenell: Kushtetuta e Kosovës është e qartë, Kuvendi konstituohet brenda 30 ditësh – Janë bërë 50

Richard Grenell, ka reaguar lidhur me situatën aktuale politike, më saktësisht me moskonstituimin e Kuvendit, përcjell Gazeta Express.

Grenell, në postimin e tij në ‘’X’’, ka thënë se Kushtetuta e Kosovës është e qartë lidhur me këtë çështje, ku kërkohet që konstituimi i parlamentit të bëhet brenda 30 ditësh.

“Kush në #Kosovë po e mbron Kushtetutën?

Kushtetuta është e qartë: Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve. Sot është dita e 50-të”, ka shkruar ai.

Screenshot


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.