Gruaja e Dardan Molliqajt, kandidate për kryetare të Prishtinës
Besa Shahini, ish-ministre e Arsimit në Shqipëri dhe bashkëshortja e liderit të PSD-së, Dardan Molliqaj, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për kryetare të Komunës së Prishtinës. Ajo pritet të garojë nën logon e Partisë Socialdemokrate në zgjedhjet e ardhshme lokale. Në një videomesazh drejtuar qytetarëve, Shahini u shpreh se Prishtina ka nevojë për një “ndryshim rrënjësor”. […]

Besa Shahini, ish-ministre e Arsimit në Shqipëri dhe bashkëshortja e liderit të PSD-së, Dardan Molliqaj, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për kryetare të Komunës së Prishtinës.
Ajo pritet të garojë nën logon e Partisë Socialdemokrate në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Në një videomesazh drejtuar qytetarëve, Shahini u shpreh se Prishtina ka nevojë për një “ndryshim rrënjësor”.
“Para katër vitesh jam kthyer të jetoj në Prishtinë nga Tirana, në një qytet që e dua fort, që ka një potencial të jashtëzakonshëm, por i cili ka marrë një kahje të gabuar në zhvillimin e vet. është një qytet kryesisht i mbuluar me beton, pa hapësira të mjaftueshme të gjelbra…Prishtinës i duhet një ndryshim radikal e kahje e zhvillimit. Unë dua të jem pjesë e ndryshimit andaj në vjeshtë do të garoj për kryetare të komunës në zgjedhjet lokale 2025”, ka deklaruar Shahini.