Grupi Parlamentar i PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj opozitës

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i është drejtuar me një kërkesë kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshit, për të shmangur çdo provokim ndaj opozitës në seancën plenare të ditës së hënë. Në shkresën drejtuar Peleshit, kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kërkon që kreu i Kuvendit të lejojë secilin prej deputetëve të opozitës […] The post Grupi Parlamentar i PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj opozitës appeared first on Ditar.al.

Grupi Parlamentar i PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj opozitës

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i është drejtuar me një kërkesë kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshit, për të shmangur çdo provokim ndaj opozitës në seancën plenare të ditës së hënë.

Në shkresën drejtuar Peleshit, kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kërkon që kreu i Kuvendit të lejojë secilin prej deputetëve të opozitës të bëjë pyetjet e tij për drejtuesit e institucioneve të pavarura që do të raportojnë në Kuvend.

Ai thotë se çdo ndryshim nga ana e Peleshit  i të drejtave të deputetëve të pakicës, apo interpretimit 34 vjeçar të Rregullores së Kuvendit, është atentat ndaj parlamentarizimit dhe asgjesim i të drejtave të opozitës parlamentare, dhe për pasojë do të jetë i papranueshëm për deputetët e opozitës.

Shkresa e PD

Z. Kryetar i Kuvendit,

Me urdhrin tuaj nr. 24, datë 24.10.2025, keni thirrur seancën plenare në datën 27.10.2025, ora 10.00, duke njoftuar edhe rendin e ditës. Në rendin e ditës, në pikat 5-9 janë përfshirë Raportimet e disa institucioneve të pavarura kushtetuese, ku sipas dakordësisë së Konferencës së Kryetarëve është lënë një kohë debati 150 minuta për secilin raportim.

Në emër të Grupit Parlamentar të PD, konfirmojmë kërkesën tonë për zhvillimin e debatit dhe gjithashtu kohën e caktuar nga ana juaj – 150 minuta pas cdo raportimi.

Lutem gjithashtu të shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës, duke lejuar secilin e tyre të prezantojë pyetjet e tij, për secilin titullar institucionesh, sipas nenit 103, pika 7 e Rregullores dhe praktikës parlamentare 34 vjecare. Cdo ndryshim i njëanshëm nga ana juaj i të drejtave të deputetëve të pakicës, apo interpretimit 34 vjecar të Rregullores së Kuvendit, është atentat ndaj parlamentarizimit dhe asgjesim i të drejtave të opozitës parlamentare, dhe për pasojë është dhe do të jetë i papranueshëm për deputetët e opozitës.

Përsa më lart, në ushtrim të përgjegjësive tuaja, lutem merrni masa për normalizimin e jetës parlamentare dhe ndaluni menjëherë nga aktet provokative ndaj opozitës dhe sjelles së saj krejtësisht konstruktive në Kuvendin e Shqipërisë.

The post Grupi Parlamentar i PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj opozitës appeared first on Ditar.al.