Shehaj: Balluku, pa pikë turpi krah më krah me Ramën; Spiropali “thumba” zv.kryeministres: Secili mban përgjegjësi para fytyrës se vet

Gjatë raportimit në Komisionin e Jashtëm, ministrja Elisa Spiropali iu përgjigj edhe pyetjeve të deputetëve. Kreu i Partisë Mundësia, e pyeti Balluku se përse zv.kryeministrja Belinda Balluku nuk jep dorëheqjen pasi është marrë e pandehur nga SPAK për korrupsion, por vijon të shfaqet krah për krah me kryeministrin Rama. “Ju thatë se qeveria nuk bën […] The post Shehaj: Balluku, pa pikë turpi krah më krah me Ramën; Spiropali “thumba” zv.kryeministres: Secili mban përgjegjësi para fytyrës se vet appeared first on Ditar.al.

Shehaj: Balluku, pa pikë turpi krah më krah me Ramën; Spiropali “thumba” zv.kryeministres: Secili mban përgjegjësi para fytyrës se vet

Gjatë raportimit në Komisionin e Jashtëm, ministrja Elisa Spiropali iu përgjigj edhe pyetjeve të deputetëve.

Kreu i Partisë Mundësia, e pyeti Balluku se përse zv.kryeministrja Belinda Balluku nuk jep dorëheqjen pasi është marrë e pandehur nga SPAK për korrupsion, por vijon të shfaqet krah për krah me kryeministrin Rama.

“Ju thatë se qeveria nuk bën hetime por i bën SPAK. Nuk e di nëse jeni në dijeni, por në historinë e Evropës, për herë të parë, një zv/kryeministre është marrë e pandehur. Si e shpjegoni ju në takimet tuaja faktin se zv/kryeministrja edhe pse është marrë e pandehur vazhdon të jetë në krye të detyrës dhe nuk jep dorëheqjen. Si ja shpjegoni ju kolegëve tuaj kur kërkoni që të shtyni përpara integrimin në BE. Për ata është normale që zv/kryeministrja vazhdon të jetë në detyrë pavarësisht se është marrë e pandehur nga SPAK për korrupsion. Pa pikë turpi ajo sot ka dalë krah më krah me kryeministrin. Disa ditë më parë Rama tha se duhet të dalë Erion Veliaj, sot del krah për krah me zv/kryeministren e marrë e pandehur”, pyeti Shehaj.

Për Spiropalin, asnjë në Shqipëri nuk është i paprekshëm, teksa ajo që shtoi u duk si një thumbim ndaj zv.kryeministres, me të cilën marrëdhëniet nuk janë të mira që prej akuzave të Ballukut kur Spiropali drejtonte Kuvendin.

Spiropali tha se secili mban përgjegjësi vetë para ligjit, ashtu siç mban përgjegjësi para fytyrës së vet dhe elektoratit që e voton.

“Në Shqipëri nuk ka të paprekshëm. Dhe ky është ndryshimi i madh mes nesh dhe një politike të vjetër që vazhdon që me akuza penale në drejtim të kundërshtarëve të bëjë politikën e ditës. Ne nuk e bëjmë këtë. Secili mban përgjegjësi para ligjit, të gjithë, secili mban përgjegjësi para fytyrës se vet dhe para elektoratit të vetë”, tha Spiropali.

The post Shehaj: Balluku, pa pikë turpi krah më krah me Ramën; Spiropali “thumba” zv.kryeministres: Secili mban përgjegjësi para fytyrës se vet appeared first on Ditar.al.