Halil Snopçe: Kishim të drejtë që u largua nga “VLEN-i” – është kthyer në instrument të VMRO-së!

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit politike, duke theksuar se çdo ditë po dëshmohet drejtësia e vendimit të ASH-së për t’u larguar The post Halil Snopçe: Kishim të drejtë që u largua nga “VLEN-i” – është kthyer në instrument të VMRO-së! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Halil Snopçe: Kishim të drejtë që u largua nga “VLEN-i” – është kthyer në instrument të VMRO-së!

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit politike, duke theksuar se çdo ditë po dëshmohet drejtësia e vendimit të ASH-së për t’u larguar nga koalicioni “Vlen”.

“Çdo ditë po dëshmohet se Aleanca për Shqiptarët kishte plotësisht të drejtë që e braktisi koalicionin ‘Vlen’! Tani u bë e qartë se për të qenë nën tutelën e VMRO-së, duhet t’i dorëzohen asaj koncesione të mëdha, madje të rënda,” – ka shkruar Snopçe.

Ai ka akuzuar partitë e mbetura në “Vlen” se kanë hyrë në një labirint politik nga i cili nuk mund të dalin pa u nënshtruar plotësisht.

“Partitë e mbetura në ‘Vlen’ kanë hyrë në këtë labirint dhe kanë pranuar gjithçka që u kërkohet. Kryeministri e tha vetë: ‘Ne kemi plan dhe qëllim.’ Dhe ky ‘plan’ tashmë po zbatohet. Ashtu siç deshi padroni i tyre, ata ia dorëzuan Butelin, dhe tani kërkohet edhe Kërçova, Bërvenica e Struga – pjesë e së njëjtës strategji,” – ka theksuar ai.

Snopçe ka paralajmëruar se VMRO po kërkon të shtrijë ndikimin në komunat shqiptare përmes presioneve politike.

“Për këtë, KM i kërcënon me mbështetjen në Tetovë dhe komunat tjera shqiptare. Është e kuptueshme që VMRO dhe udhëheqësi i saj të kenë plane dhe ambicie politike, por është tradhti kombëtare që partitë shqiptare të bëhen bashkëpunëtore në zbatimin e tyre!” – ka shtuar deputeti.

Në reagimin e tij, Snopçe ka ironizuar me qëndrimet e kundërshtarëve politikë:

“Ata që dikur kërkonin ridefinim të shtetit, sot kanë humbur çdo dinjitet dhe arrijnë të thonë se ‘përkatësia etike’ është më e rëndësishme se përkatësia etnike shqiptare! Vaj medet ku janë fundosur! Kjo më kujton thënien e Dario Fo: ‘Jemi në baltë deri në fyt, prandaj ecim me kokën lart.’”

Në fund, Snopçe ka bërë thirrje për vetëdijesim politik më 2 nëntor:

“Më 2 nëntor, shqiptarët do të vendosin qartë: secili mund të bëjë ç’të dojë me fatin dhe pronën e vet, por jo me fatin, pronën dhe të ardhmen e atyre që kanë përkatësi etnike shqiptare!” Gazeta Flaka

The post Halil Snopçe: Kishim të drejtë që u largua nga “VLEN-i” – është kthyer në instrument të VMRO-së! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .