Halime Memishi emërohet zv/drejtoreshë e FRZ – Një lidere e re për të ardhmen e rajonit të Aeroportit të Cyrihut
Rajoni i Aeroportit të Cyrihut (Flughafenregion Zürich – FRZ), një nga rrjetet më dinamike të zhvillimit ekonomik dhe urban në Zvicër, ka njoftuar emërimin e Halime Memishi Fetishi si zëvendësdrejtoreshë të organizatës duke filluar nga 1 maji 2025, shkruan albinfo.ch. Me një përvojë të pasur prej gati 13 vitesh brenda FRZ, ajo ka dhënë një […] The post Halime Memishi emërohet zv/drejtoreshë e FRZ – Një lidere e re për të ardhmen e rajonit të Aeroportit të Cyrihut appeared first on Albinfo.

Rajoni i Aeroportit të Cyrihut (Flughafenregion Zürich – FRZ), një nga rrjetet më dinamike të zhvillimit ekonomik dhe urban në Zvicër, ka njoftuar emërimin e Halime Memishi Fetishi si zëvendësdrejtoreshë të organizatës duke filluar nga 1 maji 2025, shkruan albinfo.ch.
Me një përvojë të pasur prej gati 13 vitesh brenda FRZ, ajo ka dhënë një kontribut të pazëvendësueshëm në ndërtimin e rrjetit, organizimin e ngjarjeve me ndikim dhe forcimin e marrëdhënieve me partnerët dhe komunitetin. Ajo njihet për përkushtimin, pasionin dhe aftësinë e saj për të krijuar ura bashkëpunimi midis njerëzve dhe institucioneve.
Së bashku me CEO-n Rahel Kindermann Leuthard, Halime do të udhëheqë FRZ në një etapë të re zhvillimi, duke ndjekur kursin strategjik të nisur që prej vitit 2023. Ky duet drejtues do të sjellë një frymë të re inovacioni, vizioni dhe dinamike në funksion të qëllimit të përbashkët: zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit që përfshin 14 qytete dhe komuna rreth Aeroportit të Cyrihut.
“Halime Memishi është një profesioniste me zemër të madhe dhe një sens të jashtëzakonshëm për njerëzit dhe rrjetet,” – thuhet në njoftimin zyrtar të FRZ.
“Ajo krijon hapësira për takime me kuptim, ndërton ekipe të forta dhe i vendos njerëzit në qendër të çdo procesi zhvillimor.”
Emërimi i saj shihet si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të rolit të FRZ si katalizator i zhvillimit ekonomik dhe bashkëpunimit ndërmjet sektorëve publik dhe privat në këtë zonë strategjike të Zvicrës.
FRZ – Flughafenregion Zürich është një platformë e fuqishme për zhvillimin ekonomik, që lidh komunitetet lokale, kompanitë dhe institucionet në një rrjet të koordinuar për të nxitur rritjen, inovacionin dhe bashkëpunimin./Albinfo.ch/
The post Halime Memishi emërohet zv/drejtoreshë e FRZ – Një lidere e re për të ardhmen e rajonit të Aeroportit të Cyrihut appeared first on Albinfo.