Hamza: Dita e Mësuesit, vitin tjetër të na gjejë me kushte më të mira të punës
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka uruar 7 Marsin, Ditën e Mësuesit. Ai shprehu falënderime për mësimëdhënësit, duke uruar që viti tjeter ata t’i gjejë me kushte më të mira të punës. “Për të gjithë mësimdhënësit në shkollat shqipe, faleminderit. Faleminderit për përkushtimin e madh dhe punën e palodhur në arsimimin

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka uruar 7 Marsin, Ditën e Mësuesit.
Ai shprehu falënderime për mësimëdhënësit, duke uruar që viti tjeter ata t’i gjejë me kushte më të mira të punës.
“Për të gjithë mësimdhënësit në shkollat shqipe, faleminderit. Faleminderit për përkushtimin e madh dhe punën e palodhur në arsimimin e gjeneratave dhe përgatitjen e tyre për një të ardhme më të mirë. Dita e Mësuesit uroj që vitin tjetër në Kosovë t’iu gjejë me kushte më të mira të punës, me mbështetje më të madhe dhe paga më dinjitoze”, ka shkruar Hamza në Facebook.
“Mbështetja për mësimdhënësit është mbështetje për një shoqëri më të arsimuar dhe më të zhvilluar. Gëzuar 7 Marsi, dita juaj!”.