Hapet pika e përbashkët kufitare Kosovë-Maqedoni, paralajmërohet ngadalësim i qarkullimit për 2 orë
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bën të ditur se nesër e shtune do të ketë ngadalësim të qarkullimit në pikën kufitare “Hani i Elezit – Bllacë”. Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se do të ndodhë për shkak të përurimit që nesër do të bëhet në këtë pikë, nga Qeveria në detyrë e Kosovës
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bën të ditur se nesër e shtune do të ketë ngadalësim të qarkullimit në pikën kufitare “Hani i Elezit – Bllacë”.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se do të ndodhë për shkak të përurimit që nesër do të bëhet në këtë pikë, nga Qeveria në detyrë e Kosovës dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut, e cila do të shërbejë nga nesër si pikë e përbashkët.
“Me këtë rast, njoftohen të gjithë qytetarët që planifikojnë të shfrytëzojnë këtë pikë kufitare, se nga ora 10:00 deri në ora 12:00, do të ketë ngadalësim të qarkullimit”, thuhet në njoftim.